7 metoda që përdorin psikologët për të hequr qafe stresin

7 metoda që përdorin psikologët për të hequr qafe stresin

259
0
Shares

Psikologët janë specialistë që na ndihmojnë të zgjidhim problemet, të tejkalojmë frikërat, si dhe të merremi me ndjenjat tona, në mënyrë që të jemi të qetë e të shëndetshëm. Por mbi të gjitha janë qenie njerëzore, e ndonjëherë ndodh që dhe vet ato të përballen me stresin.

Ja disa metoda, të cilat përdoren nga vet psikologët për të reduktuar stresin:

7. Shkruani cdo gjë që ju vjen nëpër mend.

John Duffy, psikolog klinikal shprehet:‘’ Për të reduktuar stresin, mbaj shënime. Mendime, situata, marrëdhëniet me njerëzit, ide për artikuj. I shkruaj dhe i jap strukturë cdo gjëje që më vjen nëpër mend. Ky proces kreativ është me të vërtetë ndihmues, sepse ne harrojmë problemet, mendja kthjellohet, tensioni reduktohet. Pas kësaj, unë arrij t’i shikoj gjërat nga një perspektivë ndryshe. ”

6. Bëhuni përzgjedhës të produkteve që do blini për një pjatë që doni të gatuani.

Psikoterapisti, shkrimtari dhe mësuesi Jeffrey Sumber përdor metoda të tilla për të operuar me stresin: ‘’ Kur ndihem i depresionuar, më pëlqen të ha. Por duhet të jetë ushqim i shëndetshëm, ose një pjatë që nuk e kam gatuar kurrë më parë. Pasi kaloj të shumtën e kohës në përzgjedhjen e ingridientëve, merrem me prerjen e tyre, dhe mënyrën e servirjes në pjatë.’’

5.Forconi të gjithë muskujt e trupit.

Është e thjeshtë: pas cdo tensioni të fortë, duhet të vijë relaksimi. Cka nënkupton shtrëngimin e muskujve për 10 sekonda dhe më pas të fokusoheni në ndjenjën që ju përcon relaksimi.

4.Reagoni në mënyrë korrekte, ose mos reagoni aspak.

Psikologia Susan Krauss Ëhitbourne nuk e lufton stresin. Ajo gjendet në përsëritjen e një fjalie të njëjtë sa herë që ndodhet përballë një situate stresuese. Ajo thotë : ‘’ Nuk mund ta ndryshoj situatën, por mund të ndryshoj reagimin tim.’’ Një reagim pozitiv ndaj një situate negative ndihmon në shmangien e stresit, dhe madje mund të shikohet si një mënyrë e mirë për të përftuar eksperiencë, gjithmonë nëqoftëse e shikon si një sfidë.

3.Ndaloni vërshimin e mendimeve tuaja.

Përplasni duart tuaja dhe bërtisni: ‘’Stop! Do mendoj më vonë për të!’’ Ju mund të pickoni gjithashtu veten në të tilla momente, sepse truqe të tilla mund të ndalojnë ciklin e mendimeve. Më pas mundohuni të zhvendosni vëmendjen tuaj në një objekt të jashtëzakonshëm, ose të kryeni ushtrime.

2.Kushtojini 1 orë hobeve tuaja dhe gjërave që ju pëlqeni.

Psikologët rekomandojnë për ju një orë kohë, ku mund të bëni cfarëdolloj gjëje që ju dëshironi. Të lexoni, të pikturoni, të gatuani, të ushtroheni – pra cdo gjë që ju bën juve të lumtur. Pra në një orë i thoni jo punës, përgjegjësive, mendimeve negative.

1.Provoni metoda të ndryshme klasike.

Ka mënyra klasike për të hequr qafe stresin, dhe që funksionojnë më së miri. Përshembull, Deborah Serani, një tjetër psikologe klinikale mundohet t’i ofrojë trupit të saj cdo gjë që i nevojitet. ‘’ Përdor gjithcka që prek ndjenjat e mia. Pra mund të qëndroj dhe thjesht e ulur në makinën time, të dëgjoj muzikë jazz në radio, të pikturoj, të relaksohem teksa bëj një dush të nxehtë, ose të shijoj një gotë caji të ngrohtë.’’ Rregulli kryesor është argëtimi dhe shpërqëndrimi i vetes nga cdo gjë e mundshme që mund tju krijojë stres.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY