Durrës, sajoi grabitjen për të përfituar paratë e firmës ku punonte, prangoset...

Durrës, sajoi grabitjen për të përfituar paratë e firmës ku punonte, prangoset mashtruesi 26-vjeçar

69
0
Shares

Një ngjarje e pazakonte ka ndodhur në Vorë një ditë më parë. Një 26-vjeçar nga Durrësi ka denoncuar në polici se tre persona të pa identifikuar, i kanë dalë para mjetit në përdorim tip “Opel” pronë e firmës ku ai punonte, dhe se i kanë vjedhur lekët. Sipas tij, ngjarja ka ndodhur në fshatin Ahmetaq.

Por nga hetimet e policisë ka rezultuar se denoncimi i 26-vjeçarit me inicialet S. S., ka qenë i rremë, dhe ai i ka përvetësuar paratë e firmës, duke mashtruar se e kishin grabitur.

“Më datë 13. 02. 2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S. S., vjeç 26, banues në Durrës, pasi me mashtrim ka përvetësuar një shumë lekësh të një firme private dhe në stacionin e policisë Durrës, më anë të telefonit, ka bërë njoftim të rremë se, në fshatin Ahmetaq, tre persona të pa identifikuar, i kanë dalë para mjetit në përdorim tip “Opel” pronë e firmës, dhe se i kanë vjedhur lekët. Nenet 272, 301 e 143 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY