Deputeti i Bundestagut: Ish-ministrit Tahiri duhet t’i ishte hequr imuniteti

Deputeti i Bundestagut: Ish-ministrit Tahiri duhet t’i ishte hequr imuniteti

81
0
Shares

Deputeti i Bundestagut gjerman Thorsten Frei tha se ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri duhet ti ishte hequr mandati. Në një konferencë për mediat, Frei tha se nuk ka asnjë arsye pse persona të tillë duhet të mbrohen politikisht.

“Konstatojmë se situata është e tillë që pikërisht në fushën e Vetting-ut dhe luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar ka progres, por edhe rastet e mëdha, për peshqit e mëdhenj mbetet për të parë nëse do të ketë pasoja, nëse ka vërtet goditje reale ndaj krimit të organizuar në përmasa të mëdha.

Me shumë vëmendje kam ndjekur rastin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe kam ndjekur faktin si është trajtuar ky rast në pikëpamjen politike. Në pikëpamjen time është një problem madhe që nuk është arritur që në Parlament, në qëndrimin time besoj që kjo duhet të kishte ndodhur në Parlament për të hequr imunitetin pa diskutime të mëdha.

Ndaj ky rast është i rëndësishëm kur bëhet fjalë për pyetjen se cilat janë zhvillimet dhe arritjet në këtë rast dhe a është vërtet Shqipëria në gjendje që të mos ndalet përpara emrave të tilla të politikës”, u shpreh deputeti gjerman Thorsten Frei.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY