Këshilltari i Edi Ramës në Ukrainë, policia e deporton në Poloni

Këshilltari i Edi Ramës në Ukrainë, policia e deporton në Poloni

145
0
Shares

Ish-presidenti gjeorgjian, një ndër këshilltarët e Kryeministrit Edi Rama, i shndërruar në udhëheqës i opozitës ukrainase, Mikhail Saakashvili është deportuar në Poloni. Ai u arrestua nga një grup oficerësh sigurie të armatosur në një restorant në Kiev.

Mikhail Saakashvili këshiklloi Kryeministrtin rama në vitet e para të qeverisjes së tij pas fitores së zgjedhjeve të vitit 2013. Ish Presidenti i Gjeorgjisë mbahte për refromat ë mëdha në vendin e tij por më pas u detyrua të largohet pasi akuzohej për korrupsion dhe rrezikonte burgun.

Pamje të kamerave të sigurisë, të postuara në faqen e Facebookut të Saakashvilit, tregonin politikanin që merrej nga një restorant në qendër të Kievit nga oficerë sigurie, të veshur civilë.

“Ky person ndodhej në territor ukrainas ilegalisht, ndaj në përputhje me procedurat ligjore është kthyer në vendin nga ku kishte hyrë”, tha një zëdhënës i Shërbimit Kufitar ukrainas.

Vet Saakashvili, në një deklaratë denonconte presidentin ukrainas, Petro Poroshenko.

“Ky nuk është president, nuk është burrë. Është një gjallesë që dëshiron të rrënojë Ukrainën. E gjithë kjo tregon sesa i dobët është ai. Ne duhet ta mundim”, thotë ai.

Ish-presidenti gjeorgjian, Saakashvili ka qenë një mbështetës entuziast i revolucionit të viteve 2013-2014 në Ukrainë dhe ishte emëruar nga Poroshenko si guvernator i rajonit të Odesës në vitin 2015. Ai u dorëhoq nga posti në nëntor të 2016-s, në shenjë proteste ndaj korrupsionit në të gjitha nivelet dhe u bë një kritik i ashpër i qeverisë.

Vitin e kaluar, Saakashvilit iu hoq shtetësia ukrainase, ndërsa ai ndodhej në Shtetet e Bashkuara. Ai u rikthye në Ukrainë përmes Polonisë në shtator, duke premtuar se do të përballej me Poroshenkon, raporton top channel.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY