Policia thyen shtëpinë e vjehrrit të Klement Balilit, por vjehrri akuzon policinë...

Policia thyen shtëpinë e vjehrrit të Klement Balilit, por vjehrri akuzon policinë për vjedhje

79
0
Shares

Policia ka bërë një operacion të beftë në kërkim të Klement Balilit. Vjehrri i personit më të kërkuar në Shqipëri,  Avni Veizi ka reaguar lidhur me aksionin e policisë në banesën e tij, me qëllim kapjen e dhëndrit.

Veizi pohoi se policia zbarkoi në banesën e tij private në lagjen “Papuci” ne qytetin e Delvinës rreth orës 17:20 minuta, ndërsa shtoi se po vijon ende kontrolli.

Mes të tjerash ai akuzon policinë për thyerje të banesës, pasi sipas tij ata janë futur në shtëpi pa vendim gjykate dhe pa prezencën e tij. Veizi tha se nga banesa i ishin grabitur sende me vlerë dhe se do bëjë kallëzim në Prokurori lidhur me aksionin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY