Gjiknuri tregon për bisedën me Klodian Zoton, akuza ministrit të LSI dhe...

Gjiknuri tregon për bisedën me Klodian Zoton, akuza ministrit të LSI dhe blofi i Ramës

176
0
Shares

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri i hodhi poshtë akuzat për lidhje me biznesmenin Klodian Zoto i cili është nga investitorët e ndërtimit të inceneratorëve të përpunimit të mbetjeve në Elbasan, Fier dhe në Tiranë. Në intervistën e dhënë për gazetaren Eni Vasili këtë të hënë, ministri tha se këto tendera nuk i ka kryer ai, por ministria e mjedisit të cilën e ka pasur LSI.

“Unë nuk kam dhënë asnjë nga koncesione për inceneratrorët. Unë nuk jam marrë me procedurat. Di që për atë që është ndërtuar në Elbasan ka pasur një procedurë të përshpejtuar për shkak të situatës aty ndërsa në Tiranë dhe në Fier do të ketë një procedurë tjetër” – tha Gjiknuri. Ministri pranoi se njihet me biznesmenin Klodian Zoto, por shtoi se detaje do të japë në një interpelancë të thirrur nga PD në parlament.

Në vijim ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri tha se çështja e hidocentraleve që ishte dhënë leje për tu ngritur në kanionin e Skraparit janë në proces shqyrtimi. Gjiknuri i pyetur me insistim nga Eni Vasili nuk ka pranuar të thotë me siguri se ato do të anullohen. “Ministria e Mjedisit po shqyrton dokumentacionin e ndikimit në mjedis dhe nëse dokumentat janë të manipuluara” lejet do të anullohen tha Gjiknuri. Po po ta marim të mirqene deklaratën e ministrit, lind ntyrshëm pyetja: “Po nëse shqyrtimi i dokumentacionit nuk ka përfunduar ende, nga u nis shefi i tij që shpalli që të premten premtimin se hidocentralet mbi kanion nuk do të ngrihen?”. Hapur.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY