EMRI & FOTO/ Vlorë, digjet makina e biznesmenit, ja çfarë “panë” kamerat...

EMRI & FOTO/ Vlorë, digjet makina e biznesmenit, ja çfarë “panë” kamerat e sigurisë

102
0
Shares

Një tjetër zjarrvënie ka ndodhur në qytetin e Vlorës. Persona të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin qëllimisht makinës së biznesmenit Eduard Alikajt, “Benz” me targa AA 777 KP. Si rrjedhojë, ajo është djegur në pjesën më të madhe të saj.

Policia e ka konstatuar ngjarjen në orën 01:00, pas mesnate dhe ka nisur hetimet duke mbledhur provat. Puna e parë ka qenë kontrolli i pamjeve të filmuara nga kamerat e sigurisë dhe aty është vërejtur qartë se pranë makinës ka shkuar një person i maskuar me biçikletë. Makina ishte parkuar afër shtëpisë.

Nga kamerat e sigurisë është parë një person me maskë që lëvizte me biçikletë. Figura e të maskuarit pranë makinës pak minuta para shpërthimit të zjarrit e kanë shtyrë Policinë të besojë se bëhet fjalë për zjarrvënie.

Informacion paraprak nga Policia e Vlorës

Më datë 12. 02. 2018, rreth ora 01:00, në lagjen ”Hajro Çakërri”, në vendin e quajtur Xhamia, është djegur pjesërisht, automjeti tip ”Benz” , në pronësi të shtetasit E. A. Mjeti ka qenë i parkuar.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkaqeve të djegies së mjetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY