Agron Shehaj, replika te ashpra në distancë me Damian Gjiknurin, ja polemikat

Agron Shehaj, replika te ashpra në distancë me Damian Gjiknurin, ja polemikat

265
0
Shares

Deputeti i Partisë Demokratike për Qarkun e Vlorës, Agron Shehaj, ka reaguar fill pas deklaratave të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri në emisionin “Studio e Hapur” në “Neës24”, sipas të cilave Shehaj ka dhënë 1 mln euro për t’u futur në listën e PD për deputet.

Por deputeti demokrat, menjëherë i ka çuar një sms gazetares Eni Vasili, përmes të cilit sfidon hapur ministrin Gjiknuri nga studio e “Neës24”.

“Nëse del që unë kam dhënë jo 1 milion euro, por 100 euro për t’u bërë deputet, unë dorëhiqem. Por nëse del që ju keni folur me Zoton për çështje parash, a do e jepni dorëheqjen”, shkruan deputeti Agron Shehaj. Po pas kësaj deklarate, ka reaguar ministri Gjiknuri, i cili tha: “Aq sa të besojnë qytetarët vlonjatë që të dhanë votën, aq do të besojnë edhe qytetarët shqiptarë për këto postime facebook-u”.

Damian Gjiknuri, ministër i Energjitikës dhe Infrastrukturës është akuzuar pak ditë më parë nga deputeti i PD-së, Shehaj se emri i tij është regjistruar nga Prokuroria duke folur në telefon me një person që ndodhej nën hetim për afera korruptive. Bëhej fjalë për biseda parash dhe blerje votash e para droge.

Dosja ndodhet në Gjykatën e Elbasanit dhe në fakt të regjistruar janë dy ministrac njëri prej të cilëve ishte Damian Gjiknuri. Ministri e ka cilësuar një shashkë akuzën. “Meqë isha në Amerikë do të dilte dikush këtej nga Shqipëria të hidhte një shashkë. Është një thashetheme që nuk ka asgjë të vërtetë. Përsa i përket asaj që ka shkruar deputeti Shehaj është njëlloj sikur unë të shkruaj në Facebook që ka llafe që ai ka paguar 800 mijë euro apo 1 milion euro për të qenë në listën e deputetëve për qarkun e Vlorës”, u shpreh Gjiknuri duke marë fill më pas përgjigjen nga deputeti Shehaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY