EMRAT & FOTO/ Tiranë, prangosen në flagrancë dy hajdutë makinash

EMRAT & FOTO/ Tiranë, prangosen në flagrancë dy hajdutë makinash

279
0
Shares

Shërbimet e Policisë të Komisariatit nr 4, arrestuan në flagrancë shtetasit.

  • Flobenc Gega, 36 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë “Prodhim mbajtje te armeve te zjarrit pa leje” dhe “Kundërshtim i punonjësve të policisë  rendit”.
  • Mehmet Dylgjeri , 30 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i këtyre personave u bë pasi një ditë më parë, më datë 08.02.2018, rreth ores 03:00 , në rrugën “Vangjel Capo”, u kapën në flagrancë duke tentuar të vjedhin mjetin e parkuar, tip “Rang Rover”, në pronësi të shtetases Dh. T., 38 vjeçe.

Gjatë kontrollit fizik këtyre personave në momentin e kapjes ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

  • Një radio policie
  • dy palë doreza
  • një kapuç dhe një kapele
  • një shall
  • një kaçavidë,
  • 2 telefona celulare
  • 1200 euro e 6000 lekë.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale “Vjedhje”, me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentative, si dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, parashikuar nga nenet 134/3 e 22 e 25 dhe 247 te Kodit Penal në ngarkim të shtetasve Flobenc Gega dhe Mehmet Dylgjeri.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY