VIDEO/ Vullneti i qeverisë në provë, leja mjedisore e HEC-eve mbi kanionet...

VIDEO/ Vullneti i qeverisë në provë, leja mjedisore e HEC-eve mbi kanionet e Osumit ka skaduar

136
0
Shares

Leja mjedisore për ndërtimin e hidrocentraleve mbi kanionet e Osumit është e pavlefshme sepse i ka kaluar afati.

Ky është vlerësimi i ndikimit në mjedis për ndërtimin e dy hidrocentraleve, ose ndryshe leja mjedisore. Sic duket qartë, leja është miratuar nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit në datën 26 mars të vitit 2015.

Por në pikën 8.2 të saj thuhet:
Mosfillimi i aktivitetit brenda një periudhe dy vjeçare sjell për pasojë pavlefshmërine e vendimit për ushtrimin e këtij aktiviteti.

Pra leja mjedisore ka patur afat deri në në 26 mars të vitit 2017 dhe meqënëse deri në këtë datë ndërtimi i HEC-eve nuk ka filluar, kjo leje është bërë automatikisht e pavlefshme.
Sipas ligjit, koncesionari nuk mund të fillojë ndërtimin e hidrocentraleve pa marrë një tjetër leje mjedisore, e cila lëshohet nga agjencia kombëtare e mjedisit, një institucion në varësi të ministrisë së mjedisit. Nëse agjencia nuk e rionovon lejen e mjedisit, atëherë kontrata koncesionare është aktualisht e rrëzuar.

Ditët e fundit ministria e Mjedisit dhe ajo e Energjisë janë përfshirë në një ping-pong, duke u përpjekur të largojnë përgjegjësinë nga vetja. Në datën 8 janar, ministri i mjedisit Blendi Klosi, përmes një memoje i ka kërkuar homologut të tij të energjisë Damian Gjiknuri që të anulojë koncesionin. Këtë të mërkurë Ministria e Energjisë deklaroi se se është e gatshme ta anullojë koncesionin nëse ministria e Mjedisit e shpall lejen mjedisore të pavlefshme dhe nuk e rinovon atë.

Por teksa qeveria luan ping pong brenda vetes, dokumentat tregojnë se ajo i ka të gjitha mundësitë ligjore për ta ndalur shkatërrimin e kanioneve të Osumit, duke filluar nga mosdhënia e lejes së mjedisit. Ajo që mbetet për tu parë, është nëse ka vullnetin përtej ping-pongun të përgjegjësive. TCH

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY