Genc Ruli dëshmoi në Prokurori për cështjen CEZ: Ndihmova prokurorinë të qartësohej

Genc Ruli dëshmoi në Prokurori për cështjen CEZ: Ndihmova prokurorinë të qartësohej

103
0
Shares

Ish-ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli ka qenë në mbrëmjen e së mërkurës në Prokurorinë e Tiranës, në lidhej me akuzat për privatizimin e OSSHE ose të ashquajturës cështje CEZ.

Sipas burimeve, bëhet me dije se ish-ministri demokrat mbërriti në organin e akuzës rreth orës 18.30, dhe ka qëndruar para grupit të hetimit për afro një orë.

I kontaktuar nga “News 24”, lidhur me këtë çështje Genci Ruli shpjegoi:

“Ishte një sqarim i bazuar në prova reale e të dokumentuara që unë i dhashë Prokurorisë së Tiranës, e cila po heton përsëri çështjen CEZ, për çka lidhet me të ashtuquajtura prova të reja, të paraqitura nga Komisioni Hetimor Parlamentar “Balla”. Shpresoj që dëshmia ime ta ketë ndihmuar hetimin e prokurorisë për të dalluar të vërtetën e dokumentuar nga akuzat qesharake që prodhon kuzhina politike shqiptare”.

Dosja CEZ u pushua nga prokuroria e Tiranës pas afro 2 vitesh hetim.

Pak javë më parë, gjykata vendosi ta shfuqizojë vendimin e organit të akuzës dhe ta kthejë sërish çështjen për hetim.

Pas marrjes së dëshmisë së Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Berisha, prokurorët kërkuan për sqarime edhe ish-ministrin Ruli, emri i të cilit u përmend nga dëshmitari Romeo Kara. Të dy kanë dëshmuar nga pozicioni i personit që ka dijeni për rrethanat.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY