EMRAT/ Elbasan, arrestohen 4 persona për atentatin me tritol ndaj Lulzim Kullës...

EMRAT/ Elbasan, arrestohen 4 persona për atentatin me tritol ndaj Lulzim Kullës në Shkodër

267
0
Shares

Katër persona janë arrestuar në Elbasan për sulmin me tritol ndaj Lulzim Kullës disa ditë më parë në Shkodër, ku mbetën të plagosur tetë persona. Të arrestuarit dyshohet se përdorën 400 gr. tritol për të vrarë Kullën më 13 janar 2018. Nga atentati, Kulla u plagos rëndë. Sipas burimeve të Policisë, mësohet se  4 të arrestuarit për vendosjen e tritolit ndaj Lulzim Kullës në Shkodër, janë pjesë e 8 personave të arrestuar nga Policia, FNSH-ja dhe RENEA gjatë operacionit të gjerë në Elbasan gjatë natës së kaluar.

Pesë nga tetë të arrestuarit janë…

Gazmor Kukla

Gerald Yzeillari

Edmond Abazi

Kristi Maxhari

Kristian Petani

Katër prej tyre janë të dyshuarit për sulmin ndaj Kullës.

Atentati në Shkodër që shkaktoi tetë të plagosur, ndër ta edhe objektivin Lulzim Kullën, ndodhi më 13 janar 2018, ora 10:45 në lagjen ‘Partizani’. Si pasojë e shpërthimit me eksplozivin e vendosur në një motoçikletë u plagos Lulzim Kulla 42 vjeç, banues në Shkodër, pronar i objektit dykatësh, i cili po hipte në mjetin e tij dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Po ashtu janë plagosur  D. M., 32 vjeç, banues në Shkodër, në gjendje të rënde dhe G. C., 40 vjeç, banues në Shkodër, jashtë rrezikut për jetën. Të tre këta shtetas u dërguan në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim te specializuar. Lëndime më të lehta kanë pësuar dhe 5 shtetas të tjerë.

Lulzim Kulla i njohur shkurt si Lul Kulla, është emër i njohur për policinë për shkak të, të kaluarës së tij kriminale. Ai njihet si ‘i forti’ i Shkodrës i cili nënshtroi tregtarët e këtij qyteti, duke iu marrë edhe bizneset, ndërsa dyshohet se ka marrë pjesë edhe në torturimin për vdekje të një personi në këtë qytetit, por për ngjarjen nuk është dënuar askush. Në qershor të vitit të kaluar, Lul Kulla është arrestuar nga policia për kultivim kanabisi në zonën e Dukagjinit, në Shkodër. Ai është mbajtur në burg dhe është liruar pas gjashtë muajsh. Lul Kulla pas vitit 1997 u kthye në makthin e tregtarëve dhe biznesmenëve në lagjen “Rus” të qytetit verior. Lul Kulla, në bashkëpunim me grupe të tjera kriminale, do vinte nën diktat bizneset e Shkodrës, duke bërë që një pjesë e tyre të largoheshin nga qyteti.

Lulzim Kulla

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY