Vlorë, ishte zhdukur prej dy ditësh, i moshuari gjendet i mbytur në...

Vlorë, ishte zhdukur prej dy ditësh, i moshuari gjendet i mbytur në Shushicë

77
0
Shares
Foto Ilustruese

Trupi i pajetë i një 82-vjeçari është gjetur i mbytur në lumin Shushicë në Vlorë. Viktima i identifikuar me iniciale V. D., është gjetur rreth orës 10:20  në afërsi të fshatit Xhuerinë.

Policia thotë se viktima, prej datës 05.02.2018 rezultonte i shpallur në kërkim si i larguar nga banesa. Shtetasi gjithashtu vuante nga probleme të shëndetit mendor, thotë policia. Trupi i pajetë do të transportohet drejtim morgut në Spitalin Rajonal Vlorë.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY