EMRI/ Korçë, ish-vjehrri bën për spital ish-dhëndrin dhe ish-krushqit

EMRI/ Korçë, ish-vjehrri bën për spital ish-dhëndrin dhe ish-krushqit

107
0
Shares

Një 23-vjeçar nga qyteti i Korçës ka përfunduar në spital ditën e djeshme, pasi është dhunuar nga ish-vjehrri. Gjithçka ka ndodhur pas një sherri mes tyre, për motive të dobëta. Sakaq, në pranga është vënë shtetasi Aurel Xhambazi, 40 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i tij u bë pasi dje, pas një konflikti për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish dhëndrit të tij shtetasit E. K., 23 vjeç, si edhe ndaj (prindërve të këtij të fundit) ish-krushqve të tij, konkretisht V. K., 39 vjeçe dhe A. K., 45 vjeç, të tre banues në Korçë, të cilët kanë marrë mjekim në Spitalin e Korçës ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa materialet në ngarkim të 40-vjeçarit i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Dhuna në familje”.

Njoftimi i Policisë

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit…

Aurel Xhambazi, 40 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 05. 02. 2018, ky shtetas në lagjen nr 8 në Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish dhëndrit të tij shtetasit E. K., 23 vjeç, si edhe ndaj (prindërve të këtij të fundit) ish krushqve të tij, konkretisht shtetases V. K., 39 vjeçe dhe shtetasit A. K., 45 vjeç, të tre banues në Korçë, të cilët kanë marrë mjekim në Spitalin e Korçës ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY