EMRAT/ Kush do jetë drejtori i ri i Policisë së Tiranës?

EMRAT/ Kush do jetë drejtori i ri i Policisë së Tiranës?

516
0
Shares

Pas emërimit të Ardi Veliut në krye të Policisë së Shtetit, posti i drejtorit të Policisë së Tiranës ka mbetur bosh. Në krye të këtij institucioni nuk është komanduar ende askush, çka të bën të mendosh se drejtori i ri do të emërohet brenda pak ditësh.

Po kush mund të emërohet në krye të Policisë së Tiranës?! Emrat më të përfolur për të zëvendësuar Veliun janë Gentjan Shehaj, i cili mban detyrën e drejtorit të policisë Vlorë dhe Alfred Çepe drejtor i policisë Durrës.

Shehaj ka mbajtur detyrën e zëvendësdrejtorit në Korçë, Elbasan dhe Lezhë. Ai ka qenë edhe shef sektori në sektorin e rendit në Drejtorinë e përgjithshme të policisë. Prej gati një viti, Shehaj është në krye të policisë së Vlorës dhe mban gradën “Drejtues i Parë”. Alfred Çepe e ka nisur karrierën e tij si inspektor krimesh në Tiranë, ndërsa më pas u bë shef komisariati në Gjirokastër. Ai ka mbajtur edhe detyrën e drejtorit në policinë e Elbasanit, ndërsa së fundmi është drejtor në Policinë e Durrësit. Edhe Alfred Çepe mban gradën “Drejtues i Parë”. GSH.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY