The Economist: Në garë për Ballkanin janë edhe këto vende

The Economist: Në garë për Ballkanin janë edhe këto vende

196
0
Shares

Revista e njohur “The Economist” shkruan sot rreth strategjisë së BE për Ballkanin Perëndimor ndërkohë që i tërheq vëmëndjen Brukselit se Ballakni nuk mbetet pa miq nëse nuk integrohet në BE.

“Sot, Komisioni Europian fillon debatet intensive disamujore për të ardhmen e rajonit tonë, që përfshin 6 shtetet e fundit të mbetura jashtë BE-së: Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës.

Një dokument strategjik synon të nxisë proceset e integrimit kryesisht të bllokuara në BE. Jean-Claude Juncker, presidenti i komisionit, më pas do t’i vizitojë këto vende. Në maj, 6 liderët e BB6 do të takohen me udhëheqësit e të gjitha vendeve të BE-së, pasuar nga një samit në Londër në korrik. Megjithatë, sa i përket reformave të nevojshme për pranimin, vendet kanë stanjacion. Shumë në Ballkan tani besojnë se kurrë nuk do të bashkohen; shumë në BE kanë armiqësi rreth tyre.
Nëse dështon BE-ja, ka plot “miq” të tjerë që duan ta joshin rajonin në anën e tyre: Rusia, Turqia, Kina, Arabët e Gjirit Persik, si dhe lëvizjet radikale islamiste”, përfundon the Economist.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY