DETAJE/ “Habisin” avokatët e Shullazit…, dëshmojnë “pro” Shullazit

DETAJE/ “Habisin” avokatët e Shullazit…, dëshmojnë “pro” Shullazit

326
0
Shares

Në seancën kundër Emiljano Shullazit te Krimet e Rënda kanë dëshmuar sot dy ish-avokatët e të arrestuarit, Nexhdet Kambo dhe Alban Qafo.

Arrestimi i Shullazit u bë në 16 prill 2017 dhe gjatë hetimeve paraprake dhe seancën për masën e sigurisë, avokatë të Shullazit kanë qenë pikërisht Kambo dhe Qafo. Nexhdet Kambo u shpreh gjatë dëshmisë se teksa takonte Beqajn si mik të Shullazit, ka qenë biznesmeni ai që ka deklaruar se është kërcënuar nga prokurori i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj se nëse nuk dëshmon kundër Shullazit, do arrestohej edhe ai.

“Në një nga takimet më deklaroi se ishte kërcënuar nga disa persona mes tyre dhe kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, se nëse nuk dëshmonte në favor të shtetit kundër Emiliano Shullazit atëherë Prokuroria do e arrestonte dhe atë për financim të grupit kriminal”, ka thënë Kambo. Kjo dëshmi është konfirmuar edhe nga avokati tjetër, Alban Qafo.

Një tjetër dëshmi është ajo e biznesmenit Sinan Topi i cili ka deklaruar se ka njohje me Ylvi Beqajn, i cili sipas tij i ka marrë 180 mijë euro dhe nuk ia ka kthyer më. Seancën e kësaj të enjte te Krimet e Rënda, ka munguar dëshmitari Jani Zaka i cili ndodhet prej dy vitesh në arrati.

Dëshmitë te Krimet e Rënda

Avokati Kambo: Ylvi Beqajn e kam njohur pasi u arrestua Shullazi dhe Dani, pasi isha avokat i tyre gjatë seancës së masave. Beqaj me deklaroi se Shullazin e kishte mik se e kishte ndihmuar për regjistrimin e hotel Vollgës si pronë. E kam takuar disa herë pasi më vinte në zyrë. Në një nga takimet më deklaroi se ishte kërcënuar nga disa persona mes tyre dhe kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, se nëse nuk dëshmonte në favor të shtetit kundër Emiliano Shullazit atëherë Prokuroria do e arrestonte dhe atë për financim të grupit kriminal.

Avokati Kambo: Ylvi Beqaj më përmendi dhe një emër Zamir Hasa si person që e kishte kërcënuar. Të njëjtën dëshmi dha dhe avokati Alban Qafa.

Avokati Alban Qafo: Aprovoj ato që deklaroi avokat Kambo.

Avokati Kambo: Ylvi Beqaj më kërkoi që t’i them çunave se Ylviu do lekë pasi do ik jashtë vendit se ka frikë për jetën. Më kërkoi borxh dhe mua por e përzura dhe nga ai moment s’kam më kontakt.

Sinan Topi: Ylvi Beqaj më ka marrë 180 mijë euro borxh dhe ende s’mi ka kthyer. Ai më ka mashtruar. Unë kam qenë me Beqajn ke Hipoteka e Durrësit. Kam fshirë me rezervë të kuqe mbivendosjen e pronës dhe kam regjistru emrin e Ylvi Beqajt. Ai me premtoi se do më jepte 250 mijë euro pasi të regjistronte Hotel Vollgën, po prej dy vitesh s’më ka kthyer asnjë lek.

Prokurorja Elisabeta Imeraj pyetje avokatit Kambo: Çfarë veprimesh ka bërë Shullazi në favor të Beqajt?

Avokati Kambo: Me sa më ka thënë Beqaj, do interesohej te zyrat e shtetit dhe i ka mbrojtur jetën. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY