Kryeprokurorja Arta Marku 3 orë me ish-kolegët në Shkodër, zbardhen porositë: Kujdes...

Kryeprokurorja Arta Marku 3 orë me ish-kolegët në Shkodër, zbardhen porositë: Kujdes mediat…!

100
0
Shares

Pas rreth 3 orësh ka përmbyllur mbledhjen e saj me dyer të mbyllura me prokurorët e Shkodrës, kryeprokurorja Arta Marku.

Kryeprokurorja, në kuadrin e analizave vjetore të punës së prokurorive të rretheve, takoi kolegët e saj me të cilët ka punuar për disa vite në këtë institucion, ku ju la porosi të prera.

Burime nga mbledhja bëjnë me dije se Arta Marku përpara prokurorëve ka qenë e prerë kur ka kërkuar që,  “Duhet të njiheni mirë me reformën në drejtësi dhe duhet që të bëni kujdes. Ju kërkoj që të përmirësoni imazhin e prokurorit si dhe të keni një marrëdhënie tjetër me publikun, më ndryshe. Po ashtu në raport me mediat të bëni kujdes dhe të jepni informacion aq sa lejon ligji”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY