4 zonat hot. E dinit per piken G, mesoni zonen U

4 zonat hot. E dinit per piken G, mesoni zonen U

283
0
Shares

Një lëvizje e lehtë mbi ije, një kafshim i pavullnetshëm i buzës së poshtme apo një përkëdhelje pas veshit, të gjitha këto veprime kanë një potencial shumë të fortë erotik gjatë momenteve intime dhe stimulojnë ndjeshëm dëshirën seksuale.

Në trupin e njeriut gjenden disa pika të caktuara, të quajtura ndryshe si zona erogjene, në të cilat ka enë gjaku, fije dhe mbaresa nervore që stimulojnë epshin.

1.Zona mbi vaginë: Kjo zonë njihet ndryshe edhe me emrin ‘’mons pubis’’ dhe është shumë e ndjeshme gjatë aktit seksual pasi në të gjenden shumë mbaresa nervore dhe enë gjaku. Prekjet dhe puthjet e lehta në këtë zonë gjatë paralojës nxisin dëshirën seksuale tek dy partnerët.
2.Pika U: Në qoftë se deri më tani keni dëgjuar të flitet vetëm për pikën G, ekspertët seksualë ju këshillojnë të njiheni edhe me të ashtquajturën pika U që gjendet në hapjen e uretrës, pikërisht mbi hapjen vaginale. Kjo zonë është shumë e ndjeshme nga pikëpamja erotike.
3.Pjesa e brendshme e kofshëve: Pjesa e brendshme e kofshëve është një ndër zonat më erogjene në trupin e femrës, e tejmbushur me fije nervore duke nisur nga rrëza e e deri tek pjesa pas gjurit që stimulojnë prodhimin e hormonit të oksitocinës. Duke qenë se jemi ende në verë, mund t’i kërkoni partnerit t’ju masazhojë me një kub akulli në këtë pjesë të trupit.
4.Fillimi i qafës: Në përgjithësi shumë njerëz zgjedhin të kufizohen tek pjesa e pas qafës, duke lënë pas dore një zonë shumë erotike siç është fillimi i qafës që vijon më pas me kraharorin. Por, kjo zonë stimulon ndjeshëm epshin gjatë lojërave seksuale./ Living

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY