Myslim Pashaj tregon se a është shitur ende deti nga qeveria

Myslim Pashaj tregon se a është shitur ende deti nga qeveria

194
0
Shares

Koloneli në pension Myslim Pashaj, deklaroi sot në një bisedë telefonike me top channel se ende nuk ka një marrëveshje për detin mes Shqipërisë dhe Greqisë. Megjithatë ai pranon se bëhet fjalë për 12 milje por ndërkohë thotë se koncepti vlen edhe për Shqipërinë. Në fakt mes dy vendeve në zonën detare të diskutueshme hapësira ka gjatësinë 12 milje nga të dy anët e kufijve, Shqipërisë dhe Greqisë, thotë ai.
Duek sqaruar edhe deklaratat e ministrit grek Kotzias për shtrirjen e hapësirës detare greke me 12 milje.
Koloneli që kundërshtoi i pari marrëveshjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë në 2009, këtë herë nuk duket i shqetësuar. Në një bisedë telefonike me Top Channel, Prof. Myslim Pashaj tregon si i gjykon ai bisedimet e reja dypalëshe.
“Të gjitha bisedimet, si në Kretë ashtu edhe në Greqi, janë përqasje, përafrime, që çojnë në rinegocim të marrëveshjes që është zero”, shprehet Myslym Pashaj.
Po atëherë, përse ministri i Jashtëm grek thotë se Shqipëria ka pranuar që Greqia të shtrijë hapësirën e saj detare në 12 milje?
“Është standard territorial që e ka fituar Greqia dhe Shqipëria. Deti territorial mes Shqipërisë dhe Greqisë është 12 milje detare. Pra e kemi të drejtë ndërkombëtarë të dy palët”, thotë eksperti.
Profesor Pashaj thekson se kur pala greke flet për një zonë ekonomike, i referohet vetëm asaj në ngushticën e Otrantos.
“Ajo që thotë Kotzias është për hapësirat ekonomike, ekskluzive, që janë një term që përdoret vetëm në ngushticën e Otrantos, ku janë 3 shtete. Italia, Greaqia dhe Shqipëria”, thotë Myslim Pashaj.
Kjo hapësirë mes 3 vendeve, sipas kolonelit, shtrihet përtej 12 miljeve të secilit shtet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY