EMRA & FOTO/ Fier, plagosja me armë e 19-vjeçarit, arrestohet i riu...

EMRA & FOTO/ Fier, plagosja me armë e 19-vjeçarit, arrestohet i riu bashkë me të fejuarën – Ju bllokohen edhe dy psitoleta

412
0
Shares

Të tjera detaje zbulohen për ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në fshatin Fermë-Çlirim të Fierit, ku u plagos me armë zjarri Renato Gjokaj, 19 vjeç. Policia ka arrestuar në flagrancë autorin e plagosjes si dhe të fejuarën e këtij të fundit për armëmbajtje pa leje. Në pranga ka përfunduar Enea Hajderasi, 27 vjeç, banues në Fermë Çlirim, dhe L. M., 19 vjeçe, banuese në Fier. Policia thotë se 19-vjeçari është plagosur nga pakujdesia.

“Në datën 30. 01.2 018, rreth orës 15:45, shtetasi Enea Hajderasi, në banesën e tij ka plagosur nga pakujdesia me armë zjarri pistoletë shtetasin R. Gj., 19 vjeç. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Enea Hajderasi dhe të fejuarës së tij, shtetases L. M., u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri pistoletë të markave ‘Miniblow’ dhe ‘Zastava’, një krehër me 9 fishekë model 57, 65 copë fishekë model 56 si edhe 1 gëzhojë pistolete. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” e kryer në bashkëpunim dhe “Plagosje e lehtë nga pakujdesia” parashikuar nga Nenet 287e25 dhe 92 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY