PROCESVERBALI/Vrasja e Devi Kasmit, zbardhen akuzat, ja pse u arrestua Mario Meshinin

PROCESVERBALI/Vrasja e Devi Kasmit, zbardhen akuzat, ja pse u arrestua Mario Meshinin

700
0
Shares

Zbulohet procesverbali që dokumenton arrestimin e Mario Meshinit me akuzat “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”. Në procesverbal theksohet qartë se Meshini dyshohet se ka vrarë me një person tjetër Devi Kasmin. Sipas “BalkanWeb”, mësohet se në banesën e Mario Meshinit është kontrolluar dhe se nuk është gjetur asnjë armë, apo provë tjetër.

Ndërkaq, avokati i tij, Ferdinand Doja në një intervistë për gazetaren Dorjana Bezat tregoi edhe detaje të tjera për vrasjen. Ai tha se Mario kishte folur me Devin në telefon dhe e kishin lënë të takoheshin poshtë pallatit, pasi ishin miq e shkonin bashkë në palestër.

“I dërgoi një mesazh në telefon zbrit poshtë dhe u takuan”, tha avokati, i cili më herët sqaroi edhe faktin se autori i vrasjes i ka drejtuar armën edhe Meshinit. “Ka komunikuar me të. Mario njihej me të. Bile ky e mori në telefon që doli, domethënë i shkruajti, i bëri mesazh dhe e lanë u takuan aty. Nuk e ka nxjerrë në pritë. Janë shumë shokë”, u shpreh avokati. Sipas tij i riu është tronditur pas krimit e është larguar me motor drejt shtëpisë së tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY