DETAJE/Thuhen për herë të parë, Sali Berisha shpjegon marrëveshjen e re dhe...

DETAJE/Thuhen për herë të parë, Sali Berisha shpjegon marrëveshjen e re dhe të vjetër të detit

129
0
Shares

Ish-kryeministri Berisha ka shpjeguar me detaje se cilat janë dallimet mes marrëveshjes së 2009 dhe asaj që pritet të kryhet mes Ramës dhe Tsipras në lidhje me kufirin detar mes dy vendeve.

Ndërkaq Berisha shpjegon për herë të parë edhe hapat që ndërmori qeveria shqiptare pas rrëzimit të marrëveshjes së 2009. Ai tregon se pse Greqia ra dakord të shkonin në gjyqin e Hagës dhe arsyet pse Rama u tërhoq nga gjyqi.

Ish-Kryeministri përmend edhe një palë të tretë serish, të cilën nuk e identifikon asnjëherë edhe pse dihet që është fjala për Turqinë.

Berisha i ka dhënë këto shpjegime në përgjigje të pyetjes së një qytetari R.Baha në rrjetet sociale: Prisja te flisje me detaje, ashtu sic flet gjithmone.Cfare ka ndryshuar nga marreveshja e 2009 me kte te sotmin dhe se kush eshte arsyja qe e ben kete njeri sot me shume tradhtare se ai qe ishte dje.

Shpjegimi i plotë i Berishës:

“Marreveshja e 2009 ishte marreveshje ne te cilen ndarja e detit bazohej ne metoden e barazise pra ne matjet dhe ndarjen ne pjese te barabarte te siperfaqes detare midis palve. Kjo metode qe parashikohet si metoda kryesore per ndarjen e territoreve detare midis vendeve fqinje eshte perdorur per zgjidhjen dhe percaktimin e kufirit detare ne mbi 98% te rasteve ne Europe. Sipas kesaj metode, ne te cilen bazohet marreveshja e vitit 2009, ne menyre absolute Greqia nuk i ka marre Shqiperise as dhe nje meter katror det.

Vendimi i Gjykates Kushtetuese i bazuar ne ankesen e Edi Rames ishte absolutisht korruptiv dhe ne interes te nje pale te trete, te ciles nuk i interesonte qe kufiri midis Shqiperise dhe Greqise te zgjidhej me kete metode. Pas anullimit te zgjidhjes me kete metode mbetet rruga tjeter qe palet tashme te bazuar jo ne matje te bien dakord njera me tjetren se cilen pjese do te marre njera pale dhe cilen do te marre pala tjeter.

Pra ne rastse ne metoden e pare te bazuar ne parimin e barazise jane matjet ato qe percaktojne siperfaqen e seciles pale, ne rastin e dyte behet pazar se çfare pjese do marre njera pale dhe çfare pjese do te marre pala tjeter dhe sipas traktatit te detrave ne rastse palet nuk bien dakord atehere jane te detyruara te shkojne ne Gjykaten e detit te Hamburgut ose te Hages.

Pas anullimit te marreveshjes se vitit 2009 rruga e vetme per Ramen ishte ose te pranonte oferten greke dhe te merrte siperfaqen e ofruar prej tyre ose te kerkonte zgjidhjen e çeshtjes ne Gjykaten e Detit. Ne kerkuam pas anullimit te marreveshjes qe çeshtja te zgjidhej ne Gjykaten e Detit, pala greke fillimisht nuk donte por me vone kerkoi qe per arsye teknike ti drejtoheshim jo gjykates se Hamburgut por te Hages dhe ne pranuam. Kurse Rama pranoi te beje vet pazarin per hir te karriges se tij dhe pranoj qe pala greke te zgjeroje kufirin e saj nga 6 ne 12 milje detare ky eshte nje leshim katastrofal

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY