SKANDAL/ Gazetari denoncon: Nazer Seitaj u ekstradua sepse u bë gati...

SKANDAL/ Gazetari denoncon: Nazer Seitaj u ekstradua sepse u bë gati të fliste, të paktën 4 persona duhet të arrestohen

171
0
Shares

Gazetari Basri Çollaku i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, thotë se të paktën 4 zyrtarë duhet të ishin në burg për ekstradimin e Nezar Seitajt.

“Të paktën 4 vetë duhet të ishin në burg. Ka dy njoftime. Policia e Shtetit 20 tetor 2017. Kjo është një çështje e blerë me para të madhe. Më datë 20 – 22 tetor, Nezar Seitaj është mbajtur në Vlorë nga Guardia di Financa për ta deportuar në Itali dhe të mos merrej vesh. Drejtësia jonë me datë 24 vendim gjykate, thuhet që Nezar Seitaj është arrestuar më datë 20 tetor nga Policia në Tiranë. Policie e Shtetit e arreston në Vlorë, gjykata e arreston në Tiranë. Gjykata e Shkallës së Parë thotë se nuk ka ndalim të ekstradimit”, shprehet gazetari.

Më tej Çollaku thotë se ekstradimi në Itali i Nezar Seitajt u bë pa u marrë në pyetje nga prokuroria.

“Çfarë është duke ndodhur? Nezar Seiti ose arkiva e kësaj dosje. Njeriu që di se kush ka marrë para, ku janë çuar, sa janë çuar, me drejtues policie, me politikanë, me ministra. Ata që kanë dalë dhe ata që do të dalin. Ai e di se sa para ka dhënë. Unë jam marrë me këtë çështje në tre shtete.

Zheji: Ata që e kanë lejuar ekstradimin e kanë lejuar për të zezë të vetë.

Çollaku: Është larguar me shpejtësi sepse ai ishte bërë gati të fliste. Kanë shkuar prokurorët për ta marrë në pyetje. Atë ditë, i akuzuari nuk ka pranuar të flasë sepse ka munguar avokati. Ky zotëria i trafikut ka ikur në Itali pa dhënë asnjë dëshmi. Në Shqipëri nuk ka ardhur më shumë se 5% e dosjes”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY