Basha shpreh ngushëllimet për ish-deputetin e PD

Basha shpreh ngushëllimet për ish-deputetin e PD

84
0
Shares

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet e tij për humbjen e një ish-deputeti të PD-së. Idriz Xhomara ishte përfaqësues i Matit në dy legjislatura të Parlamentit humbi jetën nga një sëmundje e rëndë.

“Me trishtim ndaj nje lajm te hidhur per familjaret, miqte, matjanet, demokratet dhe per kedo qe e njohu Idriz Xhomaren, i cili u largua sot para kohe nga jeta.
Idrizi Xhomara ruajti gjate gjithe jetes, aktivitetit dhe punes se tij vlerat dhe parimet me te larta te nje burri te ndershem e me integritet.
Eshte kjo arsyeja pse matjanet e zgjodhen dy here si perfaqesuesin e tyre ne Kuvendin e Shqiperise, me vote te drejtperdrejte, sepse Idrizi i bente nder jo vetem Partise Demokratike dhe demokrateve por gjithe komunitetit.
Ekspert i shquar ne shkencat bujqesore dhe autor i disa publikimeve me peshe ne kete fushe, Idriz Xhomara mberthente brenda personalitetit te tij, erudicionin akademik dhe urtesine proverbiale matjane, pasionin dhe gatishmerine per t’ju gjendur njerezve ne nevoje, pa pushim, pa ndalim. Mati dhe matjanet ishin dashuria e tij e madhe.
Mendimet dhe lutjet e mija shkojne se pari tek familja e Idrizit, bashkeshortja e tij Sofia, vajzat Miranda, Aida dhe Xhoana dhe djali i tij Hektori, por edhe tek miqte e tij te shumte. Zoti ju dhente force, i paharrueshem qofte kujtimi i tij dhe mirenjohja per gjithcka te mire qe la pas. U prehte ne paqen e Zotit!”, thuhet në ngushëllimin e Bashës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY