Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot shembjet në qytetin e Fierit. Në planet e IKMT janë ndërtesat përgjatë dhe pranë lumit Gjanicë. Për pastrimin dhe rehabilitimin e kësaj zone, IKMT ka angazhuar pothuaj të gjithë flotën e saj të mjeteve.
Në fazën e parë që nisi sot, do të prishen 19 objekte që janë shpronësuar me VKM si dhe pesë objekte të tjerë të skualifikuar në procesin e legalizimit nga ALUIZNI. Për katër objekte, specialistët e IKMT kanë vendosur të përdorin lëndë eksplozive.
Objektet që do të prishen nga IKMT janë dy dhe disakatëshe me funksione të ndryshme shërbimi. Aksioni i IKMT është në kuadër të rehabilitimit të lumit Gjanicë dhe qendrës së qytetit të Fierit. Nuk ka pasur incidente mes qytetarëve dhe inspektorëve në terren.
https://www.facebook.com/893685447319839/videos/1753241421364233/
https://www.facebook.com/893685447319839/videos/1753249298030112/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












