Gjendet kush bëri luftën dje në Cole të Vlorës

Gjendet kush bëri luftën dje në Cole të Vlorës

356
0
Shares

Policia ka zbardhur dhe dokumentuar ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme tek rreth rrotullimi i Çoles.

Pas një njoftimi të marrë dje rreth orës 14:00, se në lagjen ” 24 Maji”, tek rreth rrotullimi i Çoles është dëgjuar një e shtënë me armë zjarri, është ngritur grupi hetimor me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

Si rezultat i punës intensive, kqyrjes së kamerave dhe hetimeve ka rezultuar se:

Shtetasi Q.M., 34 vjeç, është afruar në këmbë pranë mjetit tip ”Renault Megane”, që drejtohej prej shtetasit O.Ç., 25 vjeç, dhe pasi janë konfliktuar për motive të dobëta e të çastit e ka kanosur këtë të fundit me armë zjarri pistolet duke qëlluar mbi automjet.

Si pasojë e të shtënës nuk ka patur të dëmtuar por vetëm thyerje të xhamave të mjetit.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një gëzhojë pistolete dhe 2 automjetet e shtetasve të përfshirë në konflikt.

Në përfudim të kryerjes së veprimeve të para hetimore është bërë shpallja në kërkim e shtetasit Q.M., si edhe po vijon puna për kapjen e ndalimin e tij.

Shtetasi Q.M., rezulton të jetë shtetas me precedent penal.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY