Basha: Protesta e djeshme mesazh refuzimi për qeverinë

Basha: Protesta e djeshme mesazh refuzimi për qeverinë

56
0
Shares

Kreu i PD-së, Lulzim Basha falenderoi sot të gjithë ata që morën pjesë dje në portestën e djeshme në Tiranë duke I siguaruar ata se tashmëpër vendin është hapur një rreze shprese.

Në një deklaratë për mediat jashtë selisë blu, Basha tha se qeveria Rama është një e keqe që nuk duhet pranuar por iu duhet ngritur kundër me çdo kusht.

Shefi I opozites u shpreh se opozita do të vazhdojë luftën e saj për krijimin e një qeveria antimafia, që sipas tij, do të shkëpusë lidhjet e politikës me krimin.

“Falenderoj qindra mijëra vetë që morën pjesë në protestë. Mos ta pranojnë këtë të keqe, por të ngrihen kundër saj. Të krijojmë një qeveri antimafia që shkëput lidhjen e politikës me krimin, dhe të bëjmë reformën zgjedhore që garanton zgjedhje të lira e të ndershme.

Dita e djeshme ishte betejë madhështore e fituar nga shqiptarët e ngritur për të refuzuar qeverinë e bandave dhe krimit. Fitorja e kësaj beteje është ogur i mirë për luftën e përditshme të opozitës.

Ne do ta vazhdojmë këtë luftë me të gjitha format në çdo hapësirë, në rrugë e sheshe bashkë me qytetarët, pa të cilët nuk mund të ketë Shqipëri europiane.

Shqiptarët dhanë një mesazh revolte, refuzimi, mospranimi me qeverinë e krimit, por dhe një mesazh shprese se Shqipëria mund,duhet dhe do të bëhet një vend europian me drejtësi të barabartë për të gjithë, që i shërben njerëzve dhe jo oligarkëve të krimit.

Opozita do të vazhdojë angazhimin deri në realizimin e këtij qëllimi afatshkurtër që është qeveria antimafia dhe reformën zgjedhore.

Ju falënderoj të gjithëve që me bashkimin tuaj dje hapët një horizont shprese,” – tha Basha.

Falenderim dhe mirënjohje për mbështetjen e madhe popullore që me #27janar vërshoi në Bulevardin Dëshmorët e Kombit si asnjëherë më parë.

Publié par Lulzim Basha sur dimanche 28 Janvier 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY