Fundi i internetit të barabartë për të gjithë?

Fundi i internetit të barabartë për të gjithë?

216
0
Shares

Në Shtetet e Bashkuara, rregullatori i telekomit votoi së fundmi për shfuqizimin e kuadrit rregullator që detyron furnizuesit e internetit të trajtojnë të gjitha shërbimet online në mënyrë të barabartë. Neutraliteti i Rrjetit është një parim themelues i internetit. Pesë pyetje për të kuptuar këtë çështje dhe çfarë mund të ndryshojë konkretisht ky vendim.

Pas një dekade betejë, fundi i neutralitetit të rrjetit mund të jetë afër. Në Shtetet e Bashkuara, ky parim është në fokus të Administratës së Trump. Megjithatë, ajo mbrohet nga peshat e rënda të ekonomisë si Google, Facebook, Twitter, Amazon, Mozilla, Spotify ose Netflix. Dhe nga personalitete dhe organizata të tilla si shpikësi i Web, Tim BernersLee, Fondacioni Kufiri Elektronik (një OJF për mbrojtjen e lirive në internet), Greenpeace ose ish-presidenti Barack Obama.

Çfarë quhet neutralitet i rrjetit?

Neutraliteti i internetitose “neutraliteti i rrjetit” u shpik në vitin 2003 nga avokati amerikan Tim Wu, në të përmuajshmen Gazeta e
Telekomunikacionit dhe Ligji i Teknologjisë së Lartë. Në atë kohë, ky koncept mbulonte idenë se flukset e informacionit nuk mund as të bllokohen, as tëdegradohen dhe as të favorizohen nga operatorët e telekomunikacionit.

Për të kuptuar më mirë se çfarë do të thotë kjo, duhet të kuptojmë funksionimin e internetit: për shembull, për të parë këtë faqe interneti në Figaro, kompjuteri juaj apo telefoni juaj ka marrë një paketë të vogël të të dhënave për imazhin, një tjetër për tekstin, etj. Këto paketa të dhënash udhëtojnë nga qendrat e të dhënave të Figaro në ekranin tuaj, në sajë të infrastrukturës së kabllove dhe të fibrave, ashtu siç udhëtojnë kamionët nga Parisi në Toulouse nëpërmjet autostradave.

Përveçse për të bërë këtë rrugë, duhet t’i paguani të drejtën e kalimit kompanisë që zotëron infrastrukturën. Në internet, gjithkush u paguan operatorëve të telekomunikacionitnjë shumë të caktuar për të hyrë në infrastrukturën e tyre, ashtu si një kamion paguan kompaninë për udhëtimin e tij në autostradë.

Pas këtij formaliteti, operatori nuk duhet të ekzaminojë përmbajtjen e të dhënave që qarkullojnë, burimin apo destinacionin e të dhënave ose natyrën e tyre – video, foto, tekst, etj.
Ky parim i mosdiskriminimit, i “neutralitetit të internetit”, pra, është një nga parimet themelore të internetit, që rrjedh nga opinionet shumë liberale dhe libertariane të themeluesve të parë. Tim Berners-Lee, shpikësi i Web-it, rregullisht merr qëndrimin për mbrojtjen e këtij parimi shpeshherë të kërcënuar.

Çfarë do të ndryshonte për gjithsecilin nëse nuk do të kishte më neutralitet interneti?

Për të vazhduar me metaforën e autostradës, së pari do të kishte një internet me shumë më shumë tarifa: për shembull, për të lundruar në Netflix ose YouTube, operatorët e telekomunikimit do të duan të ngarkojnë një tarifë suplementare abonimi. Ata mendojnë se këto shërbime video, gjithnjë e më shumë të përdorura, kërkojnë më tepër paketa për lundrimin në “autostradat” e tyre (videoja është mjaft e lakmueshme, kërkon më shumë shpejtësi).

Nëse e vijojmë më tej idenë e një bote pa neutralitetin e rrjetit, do të jepte një internet të blerë à la carte dhe që do të ishte shumë më e shtrenjtë se sa sistemi aktual i abonimit: do të ishte e nevojshme për shembull, që t’i shtonin vlerëssë abonimit të internetit një shumë të përcaktuar arbitrarisht për aksesin në faqe të caktuara interneti. Disa operatorë në Portugali po përfytyrojnë tashmë oferta se ku duhet të shtoni për shembull 5 euro në muaj për të hyrë në disa rrjete sociale të pakufizuara.

Zhdukja e neutralitetit të rrjetit do të krijonte edhe një internet me dy shpejtësi: ata që nuk mund të paguajnë për shërbime video si Netflix ose YouTube, do të kishin akses më të ngadaltë në rrjet. Kjo paraqet disa probleme: së pari, i detyron konsumatorët të bëjnë zgjedhje në mes të shërbimeve të internetit që mund të përdorin, në varësi të shpejtësisë apo çmimit të aksesit në faqe dhe jo rëndësisë ose dobisë së tyre reale. Megjithatë, aksesi i lirë në rrjet luan rol shumë të rëndësishëm në gjetjen e një vendi pune, marrjen e informacionit praktik, komunikimin me të afërmit ose reagimin ndaj formaliteteve të caktuara administrative.

Më tej, grupimi i shërbimeve të web-it në grupe me pagesë, mund të krijojë probleme të konkurrencës: midis një suplementiFacebook-Instagram-Snapchat për 5 euro, një shtojcë Le Figaro-Le Monde-Libération apo një suplementi Netflix-YouTube me të njëjtin çmim, për cilin nga këto do të paguanin përdoruesit e internetit? Si do të mund të dalin aktorë të rinj dhe të bëjnë për vete lexues apo përdorues, nëse operatorët e telekomunikacioneve nuk i kanë përfshirë në njërën prej ofertave të tyre? Për shumë njerëz, fundi i neutralitetit të rrjetit vendos kontrollin e internetit në duart e gjigantëve të telekomit dhe partnerëve të tyre.

Kush e kundërshton sot neutralitetin e rrjetit dhe pse?

Ka më shumë se një dekadë që debati për Neutralitetin e rrjetit nxeh Shtetet e Bashkuara. Operatorët e telekomit duan ta përfundojnë atë me argumentin e nevojës së kushtueshme për modernizimin e infrastrukturës së tyre. Në të vërtetë, shërbimet janë gjithnjë e më të lakmuara në sasi dhe normë të të dhënave. Trafiku global i të dhënave (fiks dhe i lëvizshëm) po rritet me 20% në vit, sipas Indeksit të Rrjetit Visual Cisco, cituar nga Aracep (rregullatori i rrjetit francez). Zhdukja e neutralitetit të rrjetit do t’u lejonte të gjeneronin të ardhura shtesë për të financuar këtë projekt rinovimi.

Që nga zgjedhja e Donald Trump, ata po udhëheqin një betejë të ashpër lobimi për të mposhtur parimin “e shenjtëruar” në vitin 2015 nën administrimin e epokës së Obamës. Ata gjenden përpara kundërshtarëve jo pak të ashpër: gjigantët e Web-it e shohin me një sy të keq perspektivën e një të ardhmeje, ku operatorët e telekomit do të kishin të drejtën e jetës dhe vdekjes mbi dukshmërinë dhe aksesin e shërbimeve të tyre te konsumatorët. Kështu, u mblodhën së bashku, sigurisht në Shoqatën e Internetit, e cila bën bashkë dyzet aktorë të mëdhenj të Web-itdhe 800 startup-e.

Republikani Ajit Pai, presidenti i Autoritetit Rregullator të Telekomit të Shteteve të Bashkuara (FCC), është më shumë mbështetës ndaj interesave të operatorëve të telekomit, sesa paraardhësi i tij demokrat, Tom Wheeler. Ajit Pai konsideron se rregullimi i tregut është një formë e ndërhyrjes nga shteti. Propozimi i ri për eliminimin e neutralitetit neto pritet të votohet më 14 dhjetor në takimin e pesë komisionerëve të FCC. Apriori, duhet që të ketë shumicën.

Dhe në Europë, ku është neutraliteti i rrjetit?

Në Europë, rregullatorët e telekomunikacioneve (BEREC) kanë shenjtëruar neutralitetin e rrjetit në rregulloren në internet të hapur në maj 2016. Megjithatë, kjo nuk i pengon disa operatorë që të cenojnë parimin përmes praktikës së vlerësimit zero, pak a shumë të toleruar nga rregullatorët e shteteve anëtare.

Në Mbretërinë e Bashkuar, Vodafone propozon të mos llogarisë paketat e konsumuara nga Netflix ose YouTube, për 8 euro shtesë në muaj. Në Portugali, operatori MEO ofron “paketa” që shtojnë të dhëna për disa shërbime, për 5 euro shtesë në muaj. Shoqata që mbron liritë dhe të drejtat online, Quadraturedu Net, e konsideron këtë praktikë “në kundërshtim me frymën që kryesoi përgatitjen e rregullores”.

Në Francë, ligji i 6 tetorit 2016 për një Republikë dixhitale garanton aksesin në një “internet të hapur”, në përputhje me parimet e përcaktuara në rregulloren europiane. Në Francë, është Arcep (Autoriteti Rregullator për Komunikimet Elektronike dhe Postat), i cili siguron respektimin e parimeve thelbësore për të garantuar neutralitetin e Rrjetit. Sa i përket vlerësimit zero, Arcep kujton disa herë në raportin e tij vjetor, se rregullorja europiane supozohet ta ndalojë atë. Në Francë, asnjë operator nuk është aktualisht i angazhuar në këtë praktikë.

Grupet e konsumatorëve, megjithatë, mbeten vigjilentë, duke vënë në dukje se disa operatorë ende po përpiqen të anashkalojnë parimet e rregullores për një internet të hapur, duke nxitur trafikun në shërbimin e tyre ose atë të një partneri, në dëm të konkurrentëve të tyre. Kjo vlen veçanërisht për operatorët që ofrojnë, përveç ofertave unike, shtesa që promovojnë shërbimet e tyre VOD ose ato të partnerëve të tyre. “Arcep parapëlqen të funksionojë përmes ‘dialogut proaktiv’ sesa përmes rregulloreve”, vuri në dukje Federata e FDN (Rrjeti Francez i të Dhënave) dhe La Quadraturedu Net në maj të 2017-s.monitor.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY