Ish Presidenti Nishani tregon si do të jetë e ardhmja e tij...

Ish Presidenti Nishani tregon si do të jetë e ardhmja e tij në PD

101
0
Shares

Ish-presidenti i Republikës. Bujar Nishani i ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ të gazetares Nisida Tufa në New24, Nishani ka folur edhe për raportin me Lulzim Bashën si dhe raportet me të.

Nishani u shpreh se ka vlerësim maksimal për kreun e PD, pavarësisht se ai ka më pak eksperiencë në krahasim me Berishën. Ai tha se aktualisht nuk ka ndonjë projekt apo plan konkret në lidhje me angazhimin e përditshëm në PD, por gjithmonë do të jetë në mbështetje të saj.

A u ka shkuar ndonjëherë në mendje të drejtoni Partinë Demokratike?

Më kanë pyetur gjithmonë gazetarët, por mua nuk më ka shkuar asnjë herë në mendje. Pasi partia ka një kryetar tashmë shumë të mbështetur, dhe prandaj nuk e kam menduar kurrë.

Unë them se nuk kam asnjë projekt asnjë ide, për të marrë drejtimin e PD. Zoti Basha do ta çoj partinë atje ku është pritshmëria e demokratëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY