Cfarë tha kreu i të përndjekurve në protestë për Sigurimin e Shtetit

Cfarë tha kreu i të përndjekurve në protestë për Sigurimin e Shtetit

168
0
Shares

Protestës së opozitës iu bashkuan edhe ish-të përndjekurit politikë. Kryetari i shoqatës së të përndjekurve politikë, Nebil Çika, akuzoi qeverinë se po instalon në vend bllokun komunist dhe sigurimin e shtetit.

Sipas tij, prej ardhjes në pushtet qeveria Rama ka cënuar rëndë ekonominë e kësaj shtrese.

Nebil Çika: Jemi këtu për të protestuar ndaj një qeverie armiqësore dhe diktatoriale që po instalohet. Qeveria shkel me të dyja këmbët Kushtetutën e vendit, po isntalon në të gjitha strukturat e shtetit bllokun komunist dhe sigurimin e shtetit.Të nderuar antikomunistë, të përndjekur politikë, e di që jeni shumë në këtë shesh për shkak se ne kemi arsye shumë më të mëdha të protestojmë kundër kësaj qeveria diktatoriale.Që kur ka ardhur në pushtet po cënon interesat tona ekonomike, ka hequr kompensimin për studentët e përndjekur politikë, ka shkrirë në Ministrinë e Drejtësisë Drejtorinë e Statusit të përdjekurve politikë, së fundi po tenton tu heqë mijëra trashimtarëve të përndjekurve politikë kompensimin dhe dëmshpërblimin e atij dëmi që ia shkaktuan baballarët e tyre dhe këta vetë. Mbështesim protestën e opozitës por protestojmë për veten tonë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY