EMRI/ Mirditë, arrestohet 35-vjeçari, i dënuar me 7 vite burg për trafik...

EMRI/ Mirditë, arrestohet 35-vjeçari, i dënuar me 7 vite burg për trafik droge

157
0
Shares

Një 35-vjeçar është ndaluar nga policia si pjesë e punës për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim. Algert Mikeli, banues në Mirditë, u arrestua pasi ishte dënuar me 7 vite burgim për vepren penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

“Nga Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Mirditë , u kap dhe u ndalua  Algert Mikeli, 35 vjeç, banues në Mirditë,” shkruhet në njoftimin e policisë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Lezhë, lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Shkodër, e ka dënuar me 7 vite burg për veprën penale të ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’, Neni 283/2 i Kodit penal”, bëjnë të ditur burimet e Policisë Vendore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY