EMRI & FOTO/ Shkodër, i gjendet lëndë plasëse, arrestohet 36-vjeçari

EMRI & FOTO/ Shkodër, i gjendet lëndë plasëse, arrestohet 36-vjeçari

55
0
Shares

Nga ana e Sektorit të Krimeve të Rënda, në D. V. P., Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u arrestua në flagrancë sot, Niko K., 36 vjeç, banues në fshatin  Gajtan i Sipërm, Shkodër.

Arrestimi i tij, u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet përreth banesës, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 15 copë kallëp të dyshuar  tritol, si dhe 15 metra fitil zjarrpërcjellës.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale  “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”,  parashikuar nga neni 278, i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY