DETAJE/ Librazhd, arrestohet vrasësi i bashkëfshatarit me sëpatë

DETAJE/ Librazhd, arrestohet vrasësi i bashkëfshatarit me sëpatë

77
0
Shares

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Librazhd, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të Fiqeri Askurti, 51 vjeç banues në fshatin Zdrajç Librazhd. Kapja dhe ndalimi i tij, u bë në një zonë pyjore në fshatin Zdrajç pas një pune intensive dhe të mirëorganizuar nga shërbimet e policisë.

Ky person, për motive të dobëta në fshatin Zdrajç Librazhd dyshohet të ketë vrarë me sende të forta  (sëpatë) Idriz Byci rreth 50 vjeç i cili kishte qenë duke pastruar rrugën në këtë fshat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasja me dashje”  parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY