FOTO/ Shehu takon Daul: Rreziqet e mëdha qëndrojnë para demokracisë në Shqipëri...

FOTO/ Shehu takon Daul: Rreziqet e mëdha qëndrojnë para demokracisë në Shqipëri nga instalimi i diktaturës së krimit

73
0
Shares

Në një postim në facebook, deputeti Tritan Shehu ka publikuar takimin e zhvilluar në Strasburg me  Presidentin e Partisë Popullore Europiane, Josef Daul. Shehu vë theksin te shqetësimi që i ka ngritur Daul mbi zhvillimet në Shqipëri, rreziqet e mëdha me të cilat po ballafaqohet demokracia e saj dhe instalimi i Diktaturës së Krimit në vendin tonë.

Deklarata e plotë i deputetit Tritan Shehu

TAKIM ME PRESIDENTIN E PPE-së, Z. JOSEF DAUL.

Një takim shumë të frytshëm e miqësor, realizova në Strasburg me Presidentin e Partisë Popullore Europiane, Z. Josef Daul.

Një takim ku unë i riprezantova Presidentit zhvillimet në Shqipëri, rreziqet e mëdha që qëndrojnë para demokracisë sonë e vendit në tërësi nga instalimi i Diktaturës së Krimit.

I paraqita përpjekjet e mëdha që po bën PD e Kryetari Basha, në mbrojtje të vlerave, të së drejtës, rrugës sonë europiane, të gjitha këto tashmë të rrezikuara.

E njoha edhe me përgatitjet që po bëhen për protestën e 27 janarit, si një manifestim mbarëpopullor kundër varfërisë, papunësisë, arbitraritetit, drogës, krimit etj.

I transmetova përshëndetjet më të ngrohta të z. Basha dhe mikut të tij, z. Berisha, të cilat ai mi ktheu me shumë ngrohtësi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY