EMRAT/ Tiranë, prangosen dy persona, morën peng dhe dhunuan 24-vjeçarin për një...

EMRAT/ Tiranë, prangosen dy persona, morën peng dhe dhunuan 24-vjeçarin për një borxh të pashlyer

81
0
Shares
Foto Ilustruese

Sot, rreth orës 02:00, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, kanë arrestuar në flagrancë …

  • Pal Maletaj, 58 vjeç, banues në Tiranë;
  • Fatjon Maletaj, 26 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi u bë pasi dyshohet se në Fushë Mëzez, kanë marrë me forcë shtetasin T. S., 24 vjeç, banues në Tiranë dhe në banesën e tyre kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike, me pretendimin e shlyerjes së borxhit prej 150 000 lekësh, që ai u kishte.

Materialet për ta iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”  parashikuar nga neni 110/2 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY