EMRAT & VIDEO/ Fier, protestuan kundër inceneratorit të plehrave, policia prangos 4 persona

Shares

Ditën e djeshme banorët e fshatit Verri në qarkun e Fierit kanë protestuar kundër ndërtimit të një inceneratori plehrash, e teksa njerëzit tubonin ka patur dhe incidente e përplasje me policinë e shtetit. Këtë të martë, policia e Fierit ka arrestuar 4 nga protestuesit me argumentin se kanë marrë pjesë në një tubim të paligjshëm si dhe kanë kundërshtuar punonjësit e policisë.

Nga Oficeri i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rethit Gjyqësor Fier u bë arrestimi në flagrancë i…

  1. Aleksandër Bita, 52 vjeç.
  2. Eridjon Janji, 32 vjeç.
  3. Bledjon Bita, 43 vjeç.
  4. Zylyftar Delibashi, 67 vjeç.

Arrestim i këtyre shtetasve u bë pasi në datën 22. 01. 2018, në orën 14:00, në kufirin ndarës midis fshatrave Verri dhe Kallm i Madh, kanë marrë pjesë në një protestë të paligjshme, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit publik dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit.

https://www.facebook.com/thurje/videos/708576482684856/

https://www.facebook.com/thurje/videos/708573446018493/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...