Po ndryshon politika e jashtme amerikane, doktrina “Nulandism” a do të përmbyset...

Po ndryshon politika e jashtme amerikane, doktrina “Nulandism” a do të përmbyset me Hookism

218
0
Shares

Mike Gonzalez*

19 janar 2018

Trump Donald Trump do ta kthehëj mprapsht straegjinë e dështuar të Obamës në politikën e jashtme. Ka disa shenja shpresëdhënëse se administrata Trump do të ndjekë më shumë synime tradicionale të sigurisë kombëtare dhe do të ndalojë goditjen e aleatëve konservatorë.

Politika e jashtme e Presidentit Obama ishte e njohur për marrëveshjet që zinin titujt e parë të gazetave, me armiqte si Irani dhe Kuba dhe braktisjen e disidentëve atje dhe gjetkë. Por nën radar, marka tregtare e administratës së tij ishte promovimi i projekteve progresive personale si prioritete të reja kombëtare të sigurisë, dhe shtypja e “bitter clinger” (term I përdorur nga presidenti Obama- ata njerëz që nuk janë progresiv, socialist apo liberal), që iu kundërvunë, edhe kur ishin aleatë të traktatit.

Pas zgjedhjes së Presidentit Trump kishte shpresa që të gjitha këto do të ndryshonin, dhe në të vërtetë kjo ndodhi në mënyrë spektakolare në pjesën e parë.

Trump ka kërkuar që Kongresi të bëjë ndryshime të thella në marrëveshjen bërthamore që paraardhësi i tij arriti me mullahët në pushtet të Iranit, ose ai zotohet ta hedhë poshtë atë. Ai gjithashtu vendosi kufizime në shkëmbimet me diktatorët komunistë të Kubës. Disidentët në Kubë dhe Iran mendojnë sërish se Uashingtoni po u mbron shpinën. Nga Koreja e Veriut në Venezuelë dhe Siri, paqëtimi që karakterizoi politikat e Obamës ka mbaruar.

Si po shkon pjesa e dytë? Ka disa shenja shumë shpresëdhënëse se administrata do të ndjekë më shumë synime kombëtare të sigurisë kombëtare dhe do të ndalojë goditjen e aleatëve konservatorë, por një përmbysje e  plotë i shtyrjes së progresivizmit në botë do të jetë i vështirë për arsye strukturore. Për të ndaluar projekte që nxisin martesën e njëjtë të seksit, aktivizmin në rrugë, abortin, ekstremizmin klimaterik, etj., midis aleatëve, do të kërkojnë reforma në programet e ndihmës që ende duhet të materializohen.

Së pari lajmin e mirë. Qeveritë konservatore, si ato të kryeministrit hungarez Viktor Orban dhe presidentit polak Andrzej Duda, dy delet e zeza të Bashkimit Evropian, mund të presin pak lehtësim nga ngacmimet diplomatike të kohës së Obamës.

Duke sinjalizuar ndryshimin në ton, javën e kaluar zëvendëspresidenti Pence shkroi në tëeeter se ai kishte folur me telefon me kryeministrin e ri të Dudës, Mateusz Moraëiecki.

Një tjetër zhvillim ka ardhur në Evropën Qendrore dhe Juglindore: dorëheqja e Hoyt Brian Yee si zëvendës ndihmës sekretar në Byronë Evropiane të Departamentit të Shtetit. Megjithëse një nëpunës administrate, siç dihet, nuk ka tradicionalisht ndikim të madh, vakumi i pushtetit që ekzistonte në DASH për pjesën më të madhe të vitit 2017 Ie la Yee të ndjekë politika që udhëheqësit konservatorë në ato vende thoshin se ishin të njëanshme ndaj tyre.

Por kohët po ndryshojnë në DASH. Një memo e zbuluar nga Brian Hook, drejtori për Planifikimin e Politikave, i sekretarit të shtetit i Rex Tillerson tregoi se:

Një udhëzues i dobishëm për një politikë të jashtme realiste dhe të suksesshme është se aleatët duhet të trajtohen ndryshe dhe më mirë se kundërshtarët. Përndryshe, përfundojmë me më shumë kundërshtarë dhe me pak aleatë. Dilema klasike e idealeve dhe interesave balancuese është në lidhje me aleatët e Amerikës. Në lidhje me konkurrentët tanë, ka shumë pak dilema. Ne nuk shikojmë për të forcuar kundërshtarët e Amerikës jashtë shtetit; ne shikojmë për të ushtruar presion, për të konkurruar dhe për t’i tejkaluar ato. Për këtë arsye, duhet të konsiderojmë të drejtat e njeriut, si një çështje të rëndësishme në raport me marrëdhëniet e SHBA-së me Kinën, Rusinë, Korenë e Veriut dhe Iranin. Dhe kjo nuk është vetëm për shkak të shqetësimit moral për praktikat brenda këyre vendeve. Është sepse presioni ndaj këtyre regjimeve për të drejtat e njeriut është një mënyrë që të vendosen kosto, të aplikohet kundër-presioni dhe të rimerren strategjikisht iniciativat pej tyre.

E gjithë kjo është shumë ndryshe nga “punë si zakonisht” e nëntë viteve të fundit. Në epokën e Obamës, ambasadori ynë në Varshavë doli jashtë vijës për të kritikuar qeverinë konservatore polake, duke armiqësuar zyrtarët polakë. Për vite me radhë, Ambasada e SHBA ka promovuar martesën e të njëjtit seks, duke irrituar shumë persona në partinë pro-katolike të Dudës, PiS.

Ndihmës sekretarja e shtetit për Europën e Obamës, Victoria Nuland, kritikoi ashpër aleaten e NATO-s Hungarinë, duke folur një herë për “kancerin e dyfishtë të regresit demokratik dhe korrupsionit “, i cili krijon “vrima që dëmtojnë sigurinë e tyre kombëtare “.

Ministri i Jashtëm hungarez Péter Szijjártó zbuloi në një ngjarje të fondacionit Heritage vitin e kaluar që në një takim të vitit 2014, Nulandi “i hodhi” atij një letër me një listë kërkesash që qeveria e Orban do të duhej të plotësonte përpara se administrata të takohej formalisht me qeverinë hungareze. Të përfshira, sipas Szijjártó, ishin kërkesa agresive që ky aleat i SHBA të ndryshonte kushtetutën, ligjin mbi median, mbi zgjedhjet, rregullimin ligjor të kishave dhe gjykatave kushtetuese.

Na është thënë se “Nulandism”, siç doktrina është quajtur, do të përmbyset me Hookism. Për disa, siç është partia konservatore dhe pro-amerikane e Maqedonisë VMRO, është tepër vonë. Ata ishin lënë jashtë qeverisë pas ndërhyrjes atje nga ambasada jonë. Por Shtetet e Bashkuara ende mund të ndihmojnë duke zëvendësuar ambasadorin e SH.BA-së në Shkup, të cilin konservatorët gjithashtu e akuzojnë për mbështetjen e sekularizmit dhe erozionin e identitetit maqedonas.

Ndalimi i të gjitha ambasadave tona nga promovimi i një axhende progresive që shpesh largon anëtarët më konservatorë dhe tradicionalë pro-amerikanë të shoqërisë, do të jetë gjithsesi e vështirë. Shpesh herë një mbështetje e tillë përfshin ndihmën zyrtare për OJF-të e huaja që gjithashtu marrin ndihmë nga rrjeti progresiv i George Soros që vepron në 140 vende të botës.

Strategjia e Sigurisë Kombëtare e publikuar së fundi nga administrata Trump thekson çështjet që janë me të vërtetë kritike për sigurinë kombëtare të SH.B.A.-së, duke dhënë shpresë se politika e jashtme nuk do të jetë më e detyruar që bota të pajtohet me agjendat e politikave të donatorëve të mëdhenj liberalë si George Soros dhe Tom Steyer.

Mbajtja në vëmendje e asaj që qindra zyrtarë të ambasadave, konsullatave dhe USAID-it po bëjnë, dhe përcaktimi se a I mbështet me të vërtetë qëllimet kombëtare të sigurisë amerikane, nuk është punë e vogël. Ajo kërkon një nivel të vëzhgimit dhe shqyrtimit që mund të arrihet vetëm nëse administrata vendos një numër të mjaftueshëm të emëruarish politikë dhe që këta të emëruar me të vërtetë shqetësohen për çështjet kritike të sigurisë kombëtare. Sa më shpejt të vendoset një udhëzim politik i mjaftueshëm, aq më mirë.

* Mike Gonzalez është një anëtar i lartë në Institutin Davis për Studime Ndërkombëtare të The Heritage Foundation.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY