DETAJE/ Itali, taksisti shqiptar një përdhunues serial

DETAJE/ Itali, taksisti shqiptar një përdhunues serial

98
0
Shares

Ka përfunduar në pranga një shtetas 30-vjeçar, i dyshuar si përdhunues serial. Mediat italiane, referuar policisë shkruajnë sot se dyshohet se ai është një shqiptar, por pa i përmendur emër.

Shkak për arrestimin e të riut, u bënë hetimet që nisëm fill pas denoncimit të dy vajzave, që në kohë të ndryshme nga njëra tjetra bënë denoncim për përdhunim në rrethana krejt të njëjta. Ato ktheheshin nga diskoteka në mbrëmje vonë, duket edhe në efektin e alkoolit. Aty kanë kërkuar taksi për t’u kthyer në banesë dhe u është ofruar si taksist shqiptari i dyshuar, i cili punonte si taksist por pa licencë. Në mëngjes vajzat kanë konstatuar abuzime në trup e kur i janë drejtuar klinikës kanë marrë përgjigjen shokuese, janë përdhunuar.

Hetimet nisën, u mor material që do të bënte edhe zbulimin e ADN së abuzuesit deri në arrestimin e tij. Policia dyshon se ai është një përdhunues serial dhe po vijon ende hetimet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY