BERAT/Rrah hajdutët që po i vidhnin dyqanin policia e procedon penalisht

BERAT/Rrah hajdutët që po i vidhnin dyqanin policia e procedon penalisht

262
0
Shares

Policia e Beratit ka cuditur sot kur procedoi një pronar servisi në këtë rreth pasi rrahu mirë e mirë dy persona që tentuan të vidhnin pjesë ndërrimi në dyqanin e tij.

Në një njoftim të policisë thuhet se edhe dy hajdutët janë arrestuar por pronari i servisit po ndiqet penalisht për dëmtime të tjera me dashje.

Se cfarë sjellje të mirë mund të kesh me një njeri që e zë duke të vjedhur, këtë vetëm policia që nis procedim penal mund ta kuptojë. Megjithatë, kështu mund të jenë procedurat.

Njoftimi:

Më datë 21.01.2018, Policia lokale arrestoi në flagrancë shtetasit: Emigert Haxhillari, 30 vjeç, banues në lagjen ‘’11 Janari’’ Kucovë, (i dënuar 3 herë më parë); Gentjan Luzi, 36 vjeç, banues në lagjen ‘’11 Janari’’ Kucovë, (i denuar më parë).

Arrestimi i tyre u bë pasi kanë tentuar të vjedhin pjesë këmbimi në një servis në fshatin Kutalli. Gjithashtu është proceduar penalisht për “Dëmtime të tjera me dashje” shtetasi G.O, pronari i servisit pasi ka goditur autorët e dyshuar gjatë tentativës per vjedhje. Për arsye hetimi nuk jepen të dhëna të tjera. Materialet i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY