Skuadra e lëvizshme e Varezes në Itali, ka arrestuar 5 shqiptarë të cilët ishin punësuar 24 orë në 24 në biznesin e shpërndarjes së drogës. Sipas autoriteteve italiane ata mund të shisnin qindra doza në ditë dhe xhironin 4 – 5 mijë euro.

Hetimet nisën pas vdekjes së një shqiptari nga overdoza në një apartament në Vareze pasi u zbuluan kontaktet në telefonin e tij. Dy anëtarët kryesorë të grupit ishin M. L., me nofkën “gjermani” 34-vjeç dhe M. O., 30 vjeç. Pjesa tjetër e grupit është e gjitha e përbërë nga familjarë. Një pjesë ishte arrestuar që në prill të 2017-ës sapo blenë 214 gram kokainë nga furnizuesi X. A., edhe ai i vënë në pranga. Dy të tjerët, M. D., 24 vjeç dhe M. A., 33 vjeç u ndaluan në natën mes 15 dhe 16 janarit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/











