FOTO & EMRI/ Tiranë, prangoset taksisti, ja sa doza kokaine ju gjetën...

FOTO & EMRI/ Tiranë, prangoset taksisti, ja sa doza kokaine ju gjetën duke shpërndarë

112
0
Shares
Foto Ilustruese

Specialistët e Seksionit  për  Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, organizuar dhe finalizuan me sukses operacionin “Taksisti”,  duke arrestuar në flagrancë Klaudian Sina, 38 vjeç lindur në Peqin dhe banues në Tiranë , i dënuar më parë.

Ky person u kap në flagrancë në rreth-rrotullimin e TEG-ut në këto rrethana…

Në bazë të  informacioneve të marra në  rrugë operative se shtetasi Klaudian Sina, me mjetin tip Ford Focus me targa AA 782 EA, shpërndante lëndë narkotike të llojit kokainë në doza të vogla në disa zona në Tiranë,  menjëherë është organizuar puna për kapjen në flagrancë të këtij shtetasi, ku  në rreth-rrotullimin e “TEG”-ut,  Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë ndërhyrë dhe kanë bllokuar automjetin në  drejtim të së cilit ishte shtetasi Klaudian Sina  si dhe katër pasagjerë të cilët kishin marrë si taksi.

Gjatë kontrollit të automjetit në sedijen e pasme mbrapa pasagjerit të parë, në ndarjen midis sediljes ulëse dhe asaj mbështetëse janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 15 paketime plastike të mbyllura me djegie, brenda se cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, si dhe një facolet brenda së cilës kishte 10 paketime plastike të mbyllura me djegie ku kishte material pluhur  të dyshuar lëndë narkotike të llojit kokainë.

Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 1 automjet dhe 2 telefona celularë

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuara nga neni 283 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY