DETAJE/ Vrasja në Tiranë, flet i plagosuri: Ja si na kishin ngritur...

DETAJE/ Vrasja në Tiranë, flet i plagosuri: Ja si na kishin ngritur pritë dhe si na qëlluan

703
0
Shares

“Nuk ia kam idenë se kush mund të jetë autori”. Kështu është shprehur Melvin Disha, shoku i 32-vjeçarit Emiljano Boçi, i cili mbeti i vrarë me dy plumba në kokë, në një atentat në Tiranë 14 janarit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në momentin kur viktima, shoku i tij sapo kishin hipur në makinën tip “Land Rover”, ku nga të shtënat mbeti i plagosur edhe Melvin Disha.

Burime për “GSh” bëjnë të ditur se në dëshminë e tij, Disha ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë, por duke theksuar se nuk ka arritur t’i dallojë autorët. “Pasi dolëm nga lokali u drejtuam drejt makinës dhe nuk pamë asgjë te pazakontë. U ula te sedilja e pasme pas shoferit. Sapo u futëm në makinë na qëlluan. Kur më preku plumbi jam shtrirë në sedilje dhe kam mundur të lëviz vetëm disa minuta pasi përfunduan të shtënat. Nuk e kam idenë kush mund të jetë autori”

27- vjeçari është marrë në pyetje nga policia në ambientet e spitalit të Traumës aty ku dhe po merr mjekim pasi mbeti i plagosur në shpatull gjatë së dielës pranë ish-Parkut të autobusëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY