Rama lajmëron një sherr të ri me Ilir Metën: Për kreun e...

Rama lajmëron një sherr të ri me Ilir Metën: Për kreun e SHISH s’do ketë propozim tjetër

167
0
Shares

Kryeministri Edi Rama është i ftuar në “Tonight Ilva Tare” në Ora Neës. Ai u pyet në ldihje me kreun e ri të SHISH ndërsa deklaroi se Meta duhet ta dekretojë propozimin e vetëm që ai ka për kreun e shërbimit sekret.

Në vijim Rama ka folur edhe për hetimin nga FBI të dosjes së Tahirit si dhe lidhjet e tij me Haki Cakon.

Tare: E shihni si shqetësues si SHISH, Policia etj janë me titullar të përkohshëm…

Rama: Drejtori i Shërbimit është drejtori i Shërbimit në detyrë. Duhet të marrë miratimin e Presidentit dhe nuk do të ketë propozim tjetër nga unë. Presidenti ka kërkuar kohë dhe ai të marrë kohë sa të dojë. Unë e kam propozuar si drejtor të Shërbimit Informativ.

Tare: Po policia…

Rama: Policia është në një proces normal për të kaluar në zgjedhjen e drejtorit të ri që do të mbyllet në pak kohë.

Tare: Mund të jetë edhe një zonjë në krye të policisë..

Rama: Për mua do të ishte edhe për më shumë se çka gra dhe vajza në pozita drejtuese. Nëse do të jetë zonjë do të jem edhe më i gëzuar.

Rama: Nuk kam pasur asnjë marrëdhënie me Haki Çakon

Tare: Pse e liruat nga detyra zt. Çako?

Rama: Sepse është koha për t’i dhënë një shtyrje të re punës.

Tare: A është e vërtetë se e keni refuzuar një herë shkarkimin?

Rama: Është një gënjeshtër. Unë nuk kam marrëdhënie me drejtorin e Policisë, nuk kam pasur dhe nuk do të kem kurrë. Kuptohet siç e kam thënë publikisht kur u krijua qeveria teknike që garantoi zgjedhjet që pastaj dolën të blera dhe të vjedhura, unë kam vendosur kontakt me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë sepse kisha nevojë t’i bëja të qartë që në zgjedhje policia duhet të mbante paanshmëri gjë që e bëri.

Tare: Si do të kujtohet zt. Çako si drejtori që shkatërroi Lazaratin apo se mbolli Shqipërinë me kanabis?

Rama: Nuk ia bëj pyetjen vetes në raport me të tjerët sepse raporti me historinë është personal. Kapitulli i policisë së shtetit nën qeverisjen time do të kujtohet si kapitulli i modernizimit dhe në fund të këtij mandati do të rankohet në policinë e standardeve të Bashkimit Evropian.

Tare: Mund të kujtoheni për shembull si ministri i zt.Tahiri, zt. Çako?

Rama: Popullin e dini më pak të mençur se ju, kurse unë e di më të mençur se veten.

Tare: Kur rendisni edhe fundin e kanabizimit? Nuk do të ketë më asnjë parcelë?

Rama: Do të thotë se Shqipëria nuk është më hartën e vendeve që kultivon dhe trafikon kanabis.

Tare: Si mund të arrihet kjo kur kultivuezit janë në ditë të qeta?

Rama: Ju keni parë rrënjët, dhe nuk keni parë që kemi kryer një numër arrestimesh masive.

Tare: Në nëntor miratuat task-forcën për fazën e dytë? Kur prisni të japë rezultate?

Rama: Do të japë rezultate hap pas hapi. Nuk është çështje korrjesh. Për fat të keq, një pushtet gjyqësor të korruptuar e kemi paguar shtrenjtë.

Tare: A është dëmtuar imazhi i Policisë pas akuzave ndaj zt.Tahiri?

Rama: Imazhi i policisë nuk përcaktohet si e shikoj unë, apo ata. Për mendimin tim përcaktohet nga opinionin publik dhe faktori ndërkombëtar. Anketimi i Komisionit Evropian do të na tregojë se si do të jetë imazhi i policisë për vitin 2017. Për vitin 2016, ne e kemi parë se si ishte.

Tare: Keni folur së fundmi me Tahirin?

Rama: Nuk kam folur dhe e kam thënë atë që duhet.

Rama: E mirë se ardhur ndihma amerikane për çështjen Tahiri 

Tare: Nuk ka ndonjë zhvillim tjetër për çështje. Ambasadori Lu ka ofruar ndihmën e prokurorëve federalë për këtë çëshjtje..

Rama: Këtë mund ta thoni në lajme. Mua nuk më interesojnë zhvillimet e reja. Saimir Tahiri ka avokatët e vet dhe unë pres përfundimin e vendimit të drejtësisë. Saimir Tahiri nuk është as pjesë e grupit të Partisë Socialiste dhe është e para herë që një parti bën një ndarje kaq drastike me një figurë kaq të rëndësishme. Për sa kohë ky është shembulli ynë unë nuk kam çfarë të them.

Tare: Do e pranoni ndihmën e ofruar nga Lu?

Rama: Nuk është ndihmë për mua, por për prokurorinë dhe është e mirëseardhur. Çdo ndihmë për sa i përket zbardhjes së plotë për këtë çështje është e mirë se ardhur. PS nuk është zyrë avokatie dhe nuk bën avokatin e Saimir Tahiriti?

Tare: Kur do të goditen 4 klanet e mëdha me 20 familjet që kontrollojnë rrjetin e kriminaliteti?

Rama: Di që ka një operacion që një pjesë e të cilit është sekret që quhet Forca e Ligjit, i cili do të bëjë punët e duhura.

Tare: A janë shqiptarët të rrezikuar nga klanet mafioze?

Rama: Si është e mundur kur Shqipëria kishte 41 vrasje në 2017.

Tare: Dy ishin sot, një vrasje ishte dje…

Rama: Sigurisht që ka vrasje dhe fatkeqësisht vriten qytetar të pafajshëm por ajo që është e vërteta e thjeshtë është se nga pikëpamja e raportit të policisë me krimin dhe aty ku materializohet tek vrasjet, tek vjedhjet me dhunë, jemi ku e ku se ku ishim.

Tare: Për shkak të kriminalitetit të lartë në vend…

Rama: Nuk ka kriminalitet të lartë në vend. Me qetësi dhe dashuri!

Tare: Ia keni huazuar Presidentit Meta..

Rama: Po dhe që e harroi vetë.

Tare: Opozita ju ka akuzuar edhe ju të lidhur me krimin..

Rama: Para disa ditësh vjen një kryebashkiak evropian dhe nuk pranon të dali nga salla vip sepse kërkon makina të blinduara dhe roje me armë lufte. I thuhet që kjo është diçka e pamundur. Ka ndodhur vjet. Refuzon dhe në fund fare i thuhet se në qoftë se keni këto kushte ne nuk ju fusim dot në Tiranë. Vjen në Tiranë dhe për fat ndodh që takohemi edhe bashkë dhe më thotë; zt.Kryeministër duhet t’ju kërkoj ndjesë për faktin se është hera e parë që vij dhe çfarë më kanë parë sytë dhe nuk ma ka marrë mendja. Një vend komplet tjetër nga ajo që kam imagjinuar. I thashë e di sa vrasje ke në qytetin tënd? 17, në Tiranë ka 7. Ky është një vend që ka probleme dhe pati një problem shumë të madh me kanabisin dhe u kthye në problem edhe mediatik, por ky nuk është një vend që vihet me makinë të blinduar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY