LAJMI I FUNDIT/ Policia tregon vrasjen e dyfishte ne Vlore, keshtu ndodhi...

LAJMI I FUNDIT/ Policia tregon vrasjen e dyfishte ne Vlore, keshtu ndodhi egzekutimi

258
0
Shares

Policia e Vlores sapo ka dhene disa detaje te reja dhe te panjohura me pare ne lidhje me vrasjen e dyfishte ne Gjrom te Vlores. Perms nje njoftimi per shtyp policia ka konfirmuar vrasjen e te dy personave Mariglen Memaj dhe Artion Shehaj ndersa ka shpjeguar se si ka ndodhur vrasja. Shehaj pasi ka vrare mikun e tij ne nje lokla eshte larguar nga vendi i ngjarjes dhe ka shkuar ne shtepine e xhaxhait te tij.

Pikerisht en kete vend ai ka kryer vetvrasjen. Sipas policise mendohet se ai vrau veten me te njejten arme qe vrau edhe Mariglenin.

Mariglen Mema

Njoftimi i policise:

Në fshatin Gjormë  në një lokal shtetasi A.Sh., rreth 33 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri duke e lënë të vdekur shtetasin M.M., 35 vjeç dhe më pas  është larguar nga lokali dhe ka vrarë veten  në banesën e xhaxhait të tij,  ku dyshohet me po të njejtën armë zjarri.

Shërbimet policore janë në vendin e  ngjarjes ku po punojnë për  zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Kronika e vrasjes:

Një konflikt i hershëm, ende i pazbuluar ka shkaktuar një tragjedi të vërtetë mbrëmjen e sotme në një lokal në qendër të fshatit Gjorm, pak kilometra larg qytetit të Vlorës, ku kanë mbetur të vdekur dy të rinj. Artion Shenaj 34-vjeç ka hyrë në lokalin e fshatit ku ishte duke pirë kafe Mariglen Mema dhe pa e paralajmëruar ka qëlluar mbi të me kallashnikov, duke e lënë të vdekur në vend. Me pas ai ka qëlluar me të njëjtën armë edhe mbi veten e tij pasi ka lene lokalin ku ka kryer krimin dhe ka shkuar ne shtepine e xhaxhait te tij.

Thuhet se mes tyre ka pasur një konflikt të hershëm, gjatë kohës që të dy jetonin në emigrim. Si autori, ashtu edhe viktima kanë precedentë të mëparshëm penalë në fushën e narkotikëve dhe nuk përjashtohet mundësia që edhe vrasja të lidhet me prishjen e pazareve të drogës.

Trupat e të dyve u transportuan drejt morgut të spitalit, ndërsa policia e Vlorës pritet të zbardhë më shumë detaje rreth ngjarjes.

Autori i ngjarjes kishte vetëm tre ditë që ishte kthyer nga Franca, ku sipas burimeve ka qenë në burg me precedentë penale për lëndët narkotike. Memaj ishte prind i dy fëmijëve, një djali dhe një vajze, ndërsa autori ishte beqar, shkruan balkanëeb duke cituar gazetarin Enrik Mehmeti.

Memaj kishte qenë emigrant në Itali si dhe i burgosur në Itali, edhe ai për lëndë narkotike, por më pas ishte kthyer të jetonte në fshatin e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY