Ky është emri i ri i ish-Sheratonit në Tiranë

Ky është emri i ri i ish-Sheratonit në Tiranë

862
0
Shares

Vetëm pak ditë pas largimit të brandit të madh turistik dhe hotelier ‘Sheratoni’ nga Shqipëria, hoteli në hyrje të parkut të madh të Tiranës ka marrë edhe emrin e ri. Ai do thirret  “MAKTIANA”, me siguri një bashkim i logos së pronarit të tij dhe emrit Tirana.

Mak Albania që pronëson hotelin ka shënuar një rënie në kuota e tij financiare përgjatë më shumë se 20 viteve investime në turizmin shqiptar.

“Sheratoni ishte një emër shumë serioz dhe me peshë në grupet e zinxhirëve hotelerik. Për 14 vite me radhë Sheraton Tirana i besoi emrin e vet, një destinacioni problematik dhe me imazh shumë të cënuar sic ishte Shqipëria, duke riskuar në kosto të imazhit dhe biznesit të vet, imazhin e një vendi ku s’kishte shkelur asnjë zinxhir hotelerik më parë. Për më tepër në 2003 kur Sheratoni vendosi të vinte në Tiranë, shumë pak kryeqytete në rajon kishin hotele brand të këtij niveli. Madje edhe sot e kesaj dite Sheraton nuk ka çdo vend fqinj.

Për 14 vite rresht Sheratoni ishte hoteli i parë (dhe ngelet nga të paktët) me 5 yje, por duhet theksuar që realisht i meriton 5 yjet sipas standardit ndërkombëtar. Dhe më shumë se një hotel, ka qenë një kartvizitë e vetme dhe e pacmuar e garancisë së cilesisë, të sigurisë së vendit, dhe brandit ndërkombëtar për shumë turistë të nivelit të lartë, biznesemen, njerëz të famshëm të artit, sportit, apo edhe politikës, që kanë vizituar Shqipërinë, ndoshta edhe prej garancisë që Tirana kishte një hotel brand të nivelit të Sheratonit ku ata mund të akomodoheshin dhe ndoshta s’do kishin ardhur po të mos ishte ky hotel”, thuhej ne nje deklarate te operatoreve turistike fill pas lajmit te mbylljes se Sheraton.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY