Si u shit hotel Butrinti në Sarandë 7 herë më pak se...

Si u shit hotel Butrinti në Sarandë 7 herë më pak se vlera fillestare

1443
0
Shares

Humbjet e mëdha duket se kanë qenë arsyeja kryesore që e kanë detyruar grupin Mak Albania, që ka në pronësi Hotel Sheraton, të merrte vendimin për t’u larguar nga Shqipëria.

Sipas raportimeve të mëparshme të ‘Monitor’, nga bilanci i konsoliduar i Mak Albania, – që përfshin Mak Albania Construction, Chateu Linza, Mak Travel dhe Sheraton Tirana Hotels & Toëers, ku aktivitetin kryesor të grupit e ka hoteli, – humbjet e akumuluara në kapital në vite, përfshirë edhe 2016-n, arritën në total në gati 11 miliardë lekë, apo rreth 81 milionë euro. Kompania rezulton se në vite ka shitur gradualisht pronat e saj, me vlerë shumë më të ulët se ajo kontabël apo ajo e investimit fillestar, çka i ka shtuar humbjet.

Aktiviteti në vitin 2016

Vetëm për vitin 2016, humbjet e Mak Albania arritën në 1.06 miliardë lekë, apo gati 8 milionë euro. Aktiviteti i kompanisë është përkeqësuar dukshëm në 2016-n, ku humbjet pothuajse u dhjetëfishuan (në 2015-n, ato ishin 1.1 mln euro).

Humbjet ishin dy herë më të larta se të ardhurat, që arritën në 3.3 milionë euro, me një rënie prej 43% me bazë vjetore.

Rezultati negativ në 2016-n ka ardhur si rrjedhojë e raportimit të 6.1 milionë euro humbje nga shitja e Alfa Butrinti (hotel Butrinti në Sarandë), i cili u shit për një vlerë prej 820 mijë eurosh, në një kohë që vlera fillestare e investimit kishte qenë mbi 7 milionë euro, siç bëhet e ditur në shpjegimin në bilanc. Sipas ekstraktit të Alfa Butrint, Hotel Butrinti i është shitur në dhjetor 2016 sipërmarrësit shqiptar, Shyqyri Duraku.

Por edhe pa përfshirë rezultatin negativ nga shitja e Hotel Butrinti, Mak Albania për vitin 2016 raportoi humbje operative prej 1.6 milionë eurosh, në dyfishim në raport me një vit më parë.

Si u zhvlerësua Mak Albania

Mak Albania, e cila ka hapur aktivitetin në Shqipëri që në vitin 1994, jo vetëm nuk e ka shtuar vlerën në 23 vjet aktivitet, por ka parë një zhvlerësim të kapitalit nga 87 milionë euro në 22 milionë euro, për shkak të humbjeve të larta, sipas të dhënave të bilancit të vitit 2016, të përpunuara nga Monitor.

Për vitin 2016, Mak Albania raporton vetëm të ardhura nga hotel Sheraton, prej 4 milionë eurosh, me një rënie prej 13.5% me bazë vjetore, ku me tkurrje rezultojnë si të ardhurat nga dhomat-të huajt, ashtu dhe nga grupet dhe shërbimi i ushqimeve. Rritja e konkurrencës në tregun e hotelerisë në vend, me shtimin e hotel Plazza, ka ndikuar negativisht në të ardhurat e Sheraton.

Ndërsa nga aktiviteti tregtar i qendrës, në godinën e hotelit, të ardhurat ishin 780 mijë euro.monitor.al

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY