Policia bllokon banorët e Torovicës, bënë thirrje në FB për protestë kundër...

Policia bllokon banorët e Torovicës, bënë thirrje në FB për protestë kundër Ramës

100
0
Shares

Banorët e Torovicës në Lezhë kanë njoftuar në Facebook se do të jenë në Lezhë gjatë mbledhjes së qeverisë “Rama 2” për të kërkuar rrugën e premtuar prej deputetëve të mazhorancës.

Por në bazë të këtij njoftimi, Policia e Shtetit ka nxituar që të marrë masa për të bllokuar një protestë të mundshme në kohën kur në Lezhë të mbërrijë kryeministri Rama dhe ministrat e tij.

Fillimisht kanë kaluar në skanerin e policisë statuset e disa banorëve për të gjetur organizatorët e protestës dhe identifikimin e pjesëmarrësve të mundshëm, ndërsa herët në mëngjes, policia u ka zënë “pritë” në hyrje të fshatit Balldre automjeteve që vinin nga Torovica në drejtim të Lezhës.

Thuajse çdo banor i saj është kontrolluar dhe marrë në pyetje, ndërsa të tjerë janë shoqëruar në polici. Syri.net shkruan se të paktën 4 persona janë marrë në pyetje në lidhje me protestën e mundshme të banorëve për t’i kërkuar Ramës ndërhyrje për rrugën e Torovicës dhe më pas janë lënë të lirë.

Në listën e personave që janë nën vëzhgim nga uniformat blu që nga momenti i mbërritjes dhe deri në largimin e kryeministrit pjesa më e madhe janë banorë të Torovicës që edhe pse nuk kanë asnjë precedentë penal, përbëjnë “kërcënim” pasi mund të jenë pjesë e protestës.

Megjithëse ende nuk është konfirmuar se kush janë organizatorët e protestës, bëhet me dije se asnjë incident nuk do të krijohet në momentin e mbërritjes së kryeministrit, ndërsa lëvizja e tij do të shoqërohet nga protestuesit si një shenjë për ti tërhequr atij vëmendje ndaj një shqetësimi shumë vjeçar të këtyre banorëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY