Ndarja nga jeta e Rexhep Çelikut, Meta: I papërsëritshëm, emblema e valles...

Ndarja nga jeta e Rexhep Çelikut, Meta: I papërsëritshëm, emblema e valles dhe traditës sonë kulturore

74
0
Shares

Ndarja nga jeta e mjeshtrit shqiptar të valles, Rexhep Çeliku i ka tronditur të gjithë. Në një postim në Facebook dhimbjen e thellë për këtë humbje e ka shprehur edhe Presidenti i Republikës Ilir Meta. Rexhep Çelikun vetëm 4 ditë më parë u dekorua nga Presidenti Meta me titullin “Nderi i Kombit”.

Shënimi i Metës: Me dhimbje të thellë mësova lajmin drithërues të ndarjes së parakohshme nga jeta të Rexhep Çelikut, emblemës së valles dhe traditës sonë kulturore, mjeshtrit të madh të skenës së Ansamblit tonë Shtetëror, të papërsëritëshmit të kërcimit tonë popullor, njeriut fisnik e atdhetar, frymëzimit të spikatur të brezave të artistëve të rinj. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, njerëzve të tij të dashur e kolegëve për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY