Ministrja Gjonaj kërkon shkarkimin e gjyqtarit në Durrës dhe hetimin për një...

Ministrja Gjonaj kërkon shkarkimin e gjyqtarit në Durrës dhe hetimin për një tjetër në Krujë

133
0
Shares

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, i ka kërkuar sot  KLD-së shkarkimin e gjyqtarit të Durrësit Petraq Curri dhe hetim displinor për gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha.

Gjatë hetimit disiplinor ka rezultuar se gjyqtari Petraq Curri ka kryer shkelje të rënda profesionale që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit në dhënien e vendimit për mosmiratimin e arrestit të shtetasit Alket Hatija dhe lirimin e tij, njofton Durreslajm.

Nga informacioni i administruar nga Ministria e Drejtësisë rezultoi se gjyqtarja Enkeleida Hoxha ka vendosur lirimin me kusht të të dënuarit Genc Tafili në kundërshtim me dispozitën ndaluese të ligjit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY